English

Arrestohen 2 persona që u paraqitën si inspektorë të CEZ

Ditën e djeshme më 17 Prill 2013 nga Seksioni Kundër Korrupsionit ne DPQ Tirane, ne kuader te operacionit policor te koduar “Elektriçistet” u be e mundur arrestimi ne flagrance i shtetasve:

Mark Pal Uka, 52 vjeç, banues ne Tirane, dhe
Bashkim Maliq Gashi, 58 vjeç, banues ne Tirane.

Arrestimi i tyre u be, pasi ne bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke u prezantuar si Inspektore te Kompanisë CEZ Shpërndarje – detyre te cilën e kane ushtruar deri ne Korrik te vitit 2012, u kërkonin dhe u merrnin qytetareve te ndryshëm shumën nga 15 mije deri ne 20 mije leke te rinj, për t`i bere te mundur ndërhyrje te paligjshme ne aparatet matës te energjisë elektrike pranë banesave te tyre, ne mënyre qe shuma qe do paguhej te ishte me e ulet se vlera e konsumit real.

Ketë veprim autoret e kane kryer ne disa raste dhe ne mënyre te përsëritur gjate dy viteve te fundit.

Autoret u kapen ne flagrance ne zonën e kombinatit, ku ne cilësinë e provës materiale ju sekuestruan mjete pune për ndërhyrje ne sistemin energjetik, dhe një sasi lekesh e përfituar nga veprimtaria e paligjshme. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plote te kësaj veprimtarie dhe personave te tjerë qe dyshohen se mund te jene përfshire ne ketë veprimtari. Vepra penale parashikohet nga nenet 259, 143/2, 182 dhe 249 te Kodit Penal.

KOMENTE