Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nasip Naço, nënkryetari i Kuvendit deklaron dorëheqjen e tij
English

Nasip Naço, nënkryetari i Kuvendit deklaron dorëheqjen e tij

Një tjetër lëvizje, me rezultat dorëheqjen ka ndodhur në parlamentin shqiptar si rezultat i situatës politike të krijuar në vend.
Nënkryetari i Kuvendit Popullor, njëkohësisht deputet i LSI-së, Nasip Naço, ka deklaruar dorëheqjen e tij nga posti i tij.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk ka arsye pse të rrijë më kur grupi parlamentar i LSI-së është hequr nga kryetarja Jozefina Topalli.

“Kam bërë kërkesë me shkrim për largimin tim nga detyra. E majta e bashkuar do të fitojë. Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI-së”-deklaroi Naço. Vendimi i ish-ministrit të Ekonomisë vjen pas bashkimit të së majtës.

“LSI ka marrë një vendim duke iu përgjigjur ftesës së PS-së për koalicion. Ky koalicion funksionon në mënyrë perfektë. Sot deklaroj se jap dorëheqjen time të parevokueshme. Nuk kam të drejtë të qëndroj në këtë mazhorancë që rri në këmbë duke blerë deputetë në detyrë që janë në këtë parlament. Kërkesa ime për dorëheqje të parevokueshme është dorëzuar në parlament. Nuk mund të jem më pjesë e kësaj mazhoranca kur Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI. LSI nuk figuron më si grup parlamentar”,- ka thënë Naço.

KOMENTE