Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rexhep Qosja: Urrejtja dhe gënjeshtra janë gramatika e politikës së Sali Berishës. Ai duhet të ikë
English

Rexhep Qosja: Urrejtja dhe gënjeshtra janë gramatika e politikës së Sali Berishës. Ai duhet të ikë

Akademiku Rexhep Qosja ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij “Shqipëria dhe Kosova”.
Me këta rast ai i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për një intervistë nga

televizioni "A1Report", ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh lidhur me situatën politike të krijuar kohët e fundit në Shqipëri por dhe në Kosovë.

"Shqipëria ka nevojë të çlirohet prej disa figurave politike dhe i pari që duhet të shkojë dhe ta çlirojë Shqipërinë, është Kryeministri Sali Berisha”-u shpreh mbrëmë në studion e televizionit "A1Report!" për të komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe në Kosovë. "Shqipëria ka nevojë për ndryshime, për alternativë, ka nevojë të lirohet prej disa figurave politike", - tha Qosja. 10-15-20 vite janë shumë dhe këto janë çastet e fundit që disa njerëz të shkojnë prej politikës dhe t'u krijojnë hapësira njerëzve të rinj. I pari që duhet të shkojë, prej sjelljeve, veprimeve të tij dhe ta çlirojë Shqipërinë është Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai vazhdimisht e mban Shqipërinë në gjendje tensioni. Urrejtja dhe gënjeshtra janë gramatika e politikës së tij. Shqipëria duhet të lirohet prej tij", - theksoi akademiku.

Z.Qosja, keni ardhur në Tiranë për të promovuar librin tuaj “Shqipëria dhe Kosova”dhe e gjeni Shqipërinë në një moment të veçantë politik. Shumë zhvillime ka pasur ditët e fundit. Në këto moment duhet të jenë ulur sërish në Bruksel në tryezën e bisedimeve Ivica Daçiç me Hashim Thaçin dhe baroneshën Ashton. Janë një sërë zhvillimesh, që unë do të doja t’i preknim brenda një kohe të shkurtër. Duke nisur nga ajo që ju e gjeni Tiranën, dorëheqja e dy anëtarëve të KQZ-së… Si e perceptoni këtë realitet të ri të krijuar dy muaj para zgjedhjeve?

Gjithsesi, me një shqetësim. Këto veprime të tilla që po ndodhin shkaktojnë tensione, nxisin tensione, sjellin pakënaqësi, nxisin konfrontime dhe nxisin mosdurime natyrisht. Të gjitha këto janë reagime negative që mund të perceptohen negativisht prej faktorëve ndërkombëtarë, ndikojnë negativisht në disponimin e popullit shqiptar dhe mund të kenë pasoja që do t’i shohim më vonë.

Keni qenë vazhdimisht kritik ndaj Kryeministrit Berisha, në gjithë vitet e fundit, ndonjëherë edhe mjaft ashpër. Ndërkohë, si e shihni opozitën e re të krijuar ditët e fundit në Shqipëri?

Tani, kjo opozitë afron një program të ri. Unë them në njërin prej programeve deri tani, më të plotë, më të gjithanshëm, më të arsyeshëm dhe më të dobishëm për popullin shqiptar. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për alternativë. Shqipëria ka nevojë të lirohet prej disa figurave politike. 10 vjet, 15 vjet, 20 vjet, 22 vjet. Shumë. Tiranët, despotët, diktatorët mbesin aq gjatë në pushtet. Është koha e fundit, janë çastet e fundit, që disa njerëz të shkojnë prej politikës. T’u krijohet hapësirë njerëzve më të rinj. I pari, që duhet të shkojë, që është e nevojshme të shkojë, që është e nevojshme ta çlirojë Shqipërinë, prej sjelljeve, veprimeve, ideve, mendimeve, gjesteve, fjalëve, gjuhës politike të tij është kryemin nuk istri i Shqipërisë, Sali Berisha. E kam thënë dhe e them, ashtu e perceptoj, ashtu e konceptoj politikën e tij se ai vazhdimisht e mban Shqipërinë në gjendje tensioni. Praktikisht, urrejtja dhe gënjeshtra janë gramatika e politikës së tij. Shqipëria duhet të lirohet prej këtij njeriu.

Mendoni se do të shkojmë normalisht në zgjedhjet e 23 Qershorit?

Nuk jam i sigurtë. Largimi në mënyrë të paligjshme i anëtarëve të LSI-së nga KQZ-ja, siç u bë, tregon se mund të mos shkohet normalisht deri në fund, deri në 23 Qershor. Ai që bëri këtë, që bëri dhe diçka tjetër, mund të bëjë edhe të tjera që mund të bëhen pengesë e madhe për zgjedhjet. Mund të kompromentojë edhe në zgjedhje. Çfarë këshille do kishit ju për politikën dhe qytetarët e Shqipërisë deri më 23 Qershor? E thotë teoria politike e demokracisë: Populli është sovran! Populli duhet të vendosë: si, ku, ç’ka. Populli duhet të shikojë, duhet të kuptojë se ç’ka po thotë dhe po bën dikush. Populli duhet të reagojë në mënyrë të organizuar, në mënyrë kolektive dhe të mos i pranojë të gjitha ato që po ndodhin dhe po bëhen tani, para zgjedhjeve. Populli, në mënyrë të veçantë, rinia. E unë mund të them me shqetësim po e shikoj manipulimin e disa të rinjve. Manipulimin, thjesht. I thërrasin aty, i thërret Kryeministri i Shqipërisë. Sesi i thërret dhe i mbledh kryeminnuk e di. Dhe ata duatrokasin lehtë, pajtohen lehtë, buzëqeshin lehtë. Epo, as nuk mund të duatrokasim, as nuk mund të pajtohemi, as nuk mund t’i buzëqeshim ashtu lehtë dikujt pa e parë krejt në këto 22 vjet.

Tani le t’i qëndrojmë librit tuaj, “Shqipëria dhe Kosova”, që ju do të promovoni dhe përkon me 20 vjetorin e shtëpisë botuese “Toena”, shkojmë tek Kosova. Një ditë e lodhshme sot në Bruksel…

Nuk jam aty që ti di të dhënat. Nuk jam gazetar që të jem aty afër e të di çfarë ka ndodhur dhe po ndodh. Nuk jam aty që të di faktet, argumentet me të cilat po punojnë të dy anët. Di një gjë: që nuk është e lehtë. Nuk është lehtë të zgjidhet ai problem. Serbët për Mitrovicën veriore kanë mendime më shumë se çmendojmë ne. Ata kanë koncepte më larghedhëse se ç’mendojmë ne. Unë madje mund të mendoj se edhe po u arrit një farë marrëveshje, nuk do të realizohet ashtu siç duhet të jetë marrëveshja. Serbët e shikojnë Mitrovicën Veriore edhe më ndryshe se ç’e shikojmë ne shqiptarët. Edhe nuk e dimë se ç’ka krejt ata duan. Edhe duhet ta dimë, duhet të lexojmë studimet e tyre, shkrimet e tyre, analizat e publicistëve të tyre, të intelektualëve të tyre. Dhe po t’i lexojmë ata, do shikojmë se Serbia nuk heq dorë lehtë prej disa kompetencave që i kërkojnë ata atje, nuk heq dorë lehtë. Pse? Sepse ata duan të kenë një Kalë të Trojës në Kosovë dhe do ta kenë përmes pjesës veriore të Kosovës. A do të jenë të detyruar të lëshojnë pe shumë për shkak të inkuadrimit në BE? Kjo mbetet të shihet. Thjesht nuk kam mendim sesi mund të përfundojnë bisedimet rreth kësaj çështjeje në Bruksel por di një gjë: Kosova në asnjë mënyrë nuk do duhej të pranonte që t’i lejohej Serbisë, autonomia në veri. Jo. Nuk do duhej të pranonte sepse ajo do të përfaqësonte një rrezik për Kosovën në të ardhmen. Nuk guxojmë, pasardhësve tanë, nipërve dhe mbesave, t’u lemë një rrezik prej të cilit nuk mund ta dimë ç’ka krejt mund të dalë.

Profesor, nëse Kosova nuk u afron serbëve të veriut të Kosovës, autonomi, atëherë çfarë tjetër do duhej t’u afronte, që ata të ndjehen qytetarë të saj?

T’u afrojë të gjitha të drejtat njerëzore , politike, qytetarë, kulturore natyrisht.

Sepse ka një ngërç, apo jo?

Ka, padyshim. Ato janë shantazhe të serbëve për të fituar ç’ka duan në veri. Për bashkimin kombëtar, që është folur aq shumë kohët e fundit dhe kemi marrë vërejtje nga ndërkombëtarët, ju si e shikoni? Tani, ky është një problem, një çështje e rëndësishme në jetën kombëtare shqiptare të cilën ne nuk mund ta shikojmë më siç e kanë shikuar rilindasit. Çështja e pajtimit kombëtar, ideja, togfjalëshi, koncepti bashkim kombëtar nuk ka më përmbajtjen që kishte dikur, në kohën e Rilindjes kombëtare, nuk ka më përmbajtjen që kishte në 28 Nëntor 1912 kur Ismail Qemali me Luigj Gurakuqi, Isa Boletinin shpallën pavarësinë e Shqipërisë etnike. Çështja e bashkimit kombëtar tani ka një përmbajtje tjetër.

Nuk ka përmbajtjen e territorit?

Në tërësi, edhe të territorit. Disa gjërat kanë ndryshuar. Ne duhet të dimë se në kuvendin e Vlorës në 1912 ka pasur deputetë edhe prej Sanxhakut, edhe prej Novi Pazarit. Si mund të mendojmë tani për bashkimin e Novi Pazarit me tokat shqiptare? Por dimë një gjë: ne dhe atdhetarizmin tonë duhet ta përkufizojmë në mënyrë më racionale. Në atdhetarizmin tonë ne duhet të kemi një masë. Masa është diçka shumë e rëndësishme, jo vetëm në politikë, por kudo.

Keni qënë kritik edhe për festimet e 100 vjetorit…

Kam qenë..Nuk mund të flitet më për bashkimin kombëtar me gjuhën me të cilën foli kryeministri i Shqipërisë. Apo me gjuhën me të cilën folën edhe disa të tjerë. Ajo është një kiç, kiç politik, një kiç gjuhë që e kompromenton çështjen. Ne kemi të drejtë të flasim për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Absolutisht. Është një e drejtë e ligjshme. Kosova, Shqipëria janë shtete që kanë të drejtën të vendosin të bashkohen dhe për këtë bashkim kombëtar me kemi të drejtë politike, kombëtare, morale të flasim hapur e madje ta bëjmë çështje shtetërore, çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Por e thashë: për çështjen e bashkimit kombëtar, në patriozmin shqiptar duhet të fusim masën. Pa masën, ne kompromentojmë gjuhën tonë politike, kompromentojmë atdhetarizmin tonë, kompromentojnë qëllimet tona shumë të rëndësishme.

Dhe a i shihni forcat politike në Shqipëri dhe Kosovë që e mbartin këtë koncept që ju doni ta kenë?

Ka forca politika që e shprehin ndjenjën e patriotizmit, mund të them, atdhetarizmit shqiptar, e shprehin me një gjuhë që nuk ka masë shpesh, nuk dëgjohet lehtë, nuk le përshtypje të mirë. Ne duhet të flasim për këtë çështje me jë gjuhë intelektuale, shkencore, me një gjuhë të meçme politike. Unë shoh dhe forca politike që s’merren me këtë çështje dhe disa që flasin shumë shpesh, flasin tepër dhe flasin qysh nuk duhet. Do duhej të gjendej një masë. Është një çështje për të cilën faktorët politikë duhet të mblidhen e të diskutojnë si, ku duhet më mirë.

KOMENTE