English

Texas. Shpërthim në një impiant plehrash. Qindra të plagosur dhe të vdekur

Qindra njerëz janë plagosur dhe një numër i panjohur të vdekurish është rezultati që ka ndodhur pas një shpërthimi në një fabrikë të madhe të plehrave në afërsi të Waco, në shtetin amerikan të Teksasit.

Dhjetra shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar, dhe disa janë ende në zjarr, pasi impianti i plehwrave kimike shpërtheu rreth 19:50.

Disa njerëz mendohet të jenë ende të bllokuar në ndërtesa dhe një numër i zjarrfikësve janë raportuar të humbur.

Shërbimet e urgjencës thanë se amoniaku mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Është raportuar se kompania kishte 20 ton amoniaku anhydrous në vend.

Një zyrtar konfirmoi se pati vdekje, por nuk mund të japë shifra të sakta.

KOMENTE