Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si themelohet një biznes i ri. 4 udhëzues për bizneset e reja në Shqipëri
English

Si themelohet një biznes i ri. 4 udhëzues për bizneset e reja në Shqipëri

Ministri per Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë z. Jon Hansen ishin dje në qendren burimore PROTIK, Tiranë per te bere prezantimin e katër udhëzuesve për bizneset e reja në Shqipëri. Keta udhezues u hartuan nga Qendra Protik në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Norvegjeze dhe ofrojnë informacion se si themelohet një biznes i ri, si mund të qaset në financa, si bëhet tregti ndërkombëtare dhe si mund të mbrohen të drejtat e pronësisë intelektuale. Udhëzuesit do të jenë në dispozicion të ndërmarrësve që bashkëpunojnë me PROTIK, si dhe për publikun e gjerë nëpërmjet faqes web së PROTIK-ut ( http://www.protik.org ).

Gjatë fjalës së tij ne kete takim Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Jam shumë i kënaqur që ndodhem në një rast të tillë, ku qendra PROTIK sërish prezantohet si promovuese e sipërmarrjes së lirë, nxitjes së sipërmarrjes në Shqipëri; një sipërmarrje nga e cila varet zhvillimi ynë ekonomik, në këto kohë jo fort të lehta, dhe një sipërmarrje e cila në kuadrin e përgjithshëm të krijuar, legjislativ, rregullator, dhe sidomos të konkurrencës, ka bërë që Shqipëria, ndryshe nga vende të tjera, të ngjashme të rajonit apo të krahasueshme me të, të përballojë më mirë krizën e borxhit publik, të ruajë rritje ekonomike porzitive, të ruajë një nivel papunësie krahasimisht të ulët me vendet e tjera. Por ambiciet tona janë më të mëdha dhe qendra PROTIK është ndër ato agjenci, të cilat e promovojnë Shqipërinë si një hub si një qendër e zhvillimit të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke filluar nga shkrimi i software-ve, i kodeve, për ta tregtuar atë në vend, por edhe në tregun ndërkombëtar. Prandaj, në këtë kuadër, nisma e PROTIK bashkë me partnerët, të cilët do të doja t’i falenderoja, duke filluar nga Qeveria norvegjeze dhe ambasada e saj në Shqipëri, si dhe partnerët e tjerë, që kanë ndihmuar në përgatitjen e këtyre manualëve, besoj që është një punë shumë e mirë, që do të nxisë të gjitha start-up-et e të gjitha fushave, por në veçanti ato të fushës së TIK. Këto start-up-e i kemi parë në formën e tyre embrionale, në formën e talentit të shfaqur në të gjitha brezat moshore tek aktivitetet e PROTIK, por që me ndihmën edhe të këtyre manualeve, të mund të zhvillohen në ndërmarrje komerciale të suksesshme.”

Ne vetem 6 muaj, qendra burimore PROTIK ka arritur te kthehet ne nje faktor te rendesishem ne zhvillimin e industrise dhe promovimin e produkteve te TIK ne Shqiperi. Me me shume se 50 aktivitete te organizuara, qe kane sjelle ne qender mbi 1500 pjesemarres nga institucione qeveritare, arsimore, perfaqesues se industrise se TIK, sipermarres e studente dhe me 3 projekte aktualisht ne zhvillim, mund te themi me plot bindje se Protik, jo vetem po zhvillon aktivitetin ne perputhje me te gjitha objektivat e paracaktuara, por po kontribuon ne menyre te konsiderueshme dhe proaktive ne zhvillimin e sektorit te TIK.

KOMENTE