Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin punimet për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës
English

Nisin punimet për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës

Kryeministri Berisha përshëndeti sot nisjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës, duke e cilësuar këtë ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë shqiptarë dhe rivendosje e së drejtës së tyre.

“Sot ndahemi nga qëndrime paragjykuese, nga qëndrime të inspiruar kryekëput nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie, kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslimanë të qytetit të Tiranës, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejtat e shkelmuara, në vendin që meritojnë.”

Kryeministri Berisha i bëri thirrje drejtuesve vendorë t’u bëjnë të mundur besimtarëve të çdo besimi të ngrenë tempujt e tyre aty ku jetojnë.

Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e komuniteteve fetare në vend, drejtuesit e komuniteteve myslimane në Kosovë dhe Maqedoni, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe përfaqësues të trupit diplomatik, u firmos edhe dokumenti themeltar për inaugurimin e fillimit të xhamisë së re të Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Selim Muça dhe Kryeministri Berisha.

KOMENTE