Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Marrëveshja një kompromis në të mirë të qytetarëve të Kosovës
English

Berisha: Marrëveshja një kompromis në të mirë të qytetarëve të Kosovës

Kryeministri Berisha vlerëson shumë pozitivisht miratimin e Marrëveshjes me Serbinë, nga Kuvendi i Kosovës dhe fillimin e procesit të Stabilizim-Asociimit të Kosovës me BE-në.

Kryeministri Sali Berisha priti sot zotin Gjergj Dedaj, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës dhe zotin Sali Bislimi, nënkryetar i kësaj partie, të cilët e falenderuan për ndihmën që u ka dhënë liberaldemokratëve, por edhe gjithë qytetarëve të Kosovës, në rrugën e integrimit euroatlantik të vendit.

Kryeministri Berisha vlerësoi shumë pozitivisht si miratimin mbrëmë nga Kuvendi i Kosovës, të Marrëveshjes me Serbinë, ashtu edhe rekomandimin e sotëm nga komisioneri Fule, të fillimit të negociatave për procesin e Stabilizim-Asociimit të Kosovës me Bashkimin Europian.

Kryeministri Berisha e quajti Marrëveshjen një kompromis në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja, tha Kryeministri, është një njohje nga ana e Serbisë të integritetit të Kosovës, ndërsa të dy vendet tani e kanë rrugën e hapur drejt integrimit në BE.

Duke falenderuar për pritjen vëllazërore, Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Gjergj Dedaj tha se liberaldemokratët në Kosovë e shihnin me një rëndësi shumë të madhe për rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë e Kosovës në BE, një mandat tjetër qeverisës të së djathtës në Shqipëri.

KOMENTE