Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bukuroshja shqiptaro-zvicerane, thërritet Angelina Joli. Si dy pika uji
English

Bukuroshja shqiptaro-zvicerane, thërritet Angelina Joli. Si dy pika uji

Të jesh e bukur është gjë e zakonshme. Por të jesh e bukur dhe e zgjuar, kemi të bëjmë me një kombinim jo aq të shpeshtë.

Heidit i thonë krejt Angelina Joli, jo se luan si aktore në ndonjë film, por për shkak të ngjashmërisë që ka vajza nga Kosova me yllin e Hollivudit- shkruan orainfo.
Flet rrjedhshëm shqip me aksent të frëngjishtes, ngase jeton me familjen në pjesën frankofone të Zvicrës. Heidi Lushtaku është vajza tërheqëse me plot sharm, e cila në një periudhë të shkurtër ka vazhduar me suksese të njëpasnjëshme në botën e modelizmit, duke arritur te gara “Mis Zvicra”, aty ku secila vajzë e të njëjtit profesion e ka si pikësynim.

Mediave zvicerane u ka rënë në sy familja e madhe e 22-vjeçares. Ajo vjen nga një familje me motra. Për Heidin, kjo është jo e zakonshme në Zvicër, ngaqë ka pak familje me shumë fëmijë. Por, megjithatë ajo thotë se prindërit, vëllai dhe motrat janë jashtëzakonisht krenarë për të.

Heidi me familjen kishte migruar më 1996 në Zvicër. Ndërkohë, të gjithë fëmijët janë të rritur, disa kanë filluar tashmë familjet e tyre.

Heidi jeton me prindërit, tri motrat dhe vëllain. Nga familja e madhe, Heidi ka mësuar sesi mund të ndihmohet njëri-tjetri.

Sido që të jetë, prej 18 finalistëve të evenimentit "Mis Zvicra 2013", përveç Heidit, shqiptare nga Kosova janë edhe Dorina Podrimja dhe Anita Mustafa.

Dy të parat janë të lindura e të rritura në Zvicër, ndërsa Heidi ka ardhur në Zvicër në klasën e parë të fillores.

Bukuroshja shqiptaro-zvicerane në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch ka thënë t’i ketë hobi udhëtimet, por në Kosovë nuk ka qenë shpesh.

Kontinentin e Evropës gati e ka vizituar të tërin, por ka qenë në Tajlandë, Abu Dabi e shumë vende të tjera.

Heidi tha të mos ketë rëndësi origjina, ndërsa Karina Berger, që është në krye të organizimit të spektaklit, ka thënë që emrat nuk tingëllojnë shumë zviceranë dhe, sipas saj, kjo tregon ndryshimet në kohë dhe është një dukuri që sot është realitet në Zvicër.

KOMENTE