Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova mbështetjen e Turqisë për procesin e implementimit të marrëveshjes
English

Kosova mbështetjen e Turqisë për procesin e implementimit të marrëveshjes

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, dje ka pranuar një telefonatë nga ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutoğlu.

Ministri Davutoglu ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Nga ana tjetër, ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun turk për mbështetjen që i kanë dhënë procesit të dialogut, procesit të njohjeve dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Dy ministrat janë pajtuar se kjo marrëveshje do të forcojë shtetësinë e brendshme dhe pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e implementimit të saj.

Në këtë drejtim, Turqia ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në procesin e implementimit të marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po ashtu e ka falënderuar homologun turk për mbështetjen e madhe që po jep Turqia për zhvillimet në Kosovë, mbështetjen në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe mbështetjen në fushën e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit tregtar dhe shkëmbimeve në arsim, shkencë, teknologji dhe kulturë.

KOMENTE