Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama pritet në Austri nga presidenti austriak Heinz Fischer
English

Rama pritet në Austri nga presidenti austriak Heinz Fischer

Kryetari i Partisë Socialiste është pritur dje në një takim të posaçëm nga Presidenti i Republikës së Asutrisë Heinz Fischer. Në këtë takim presidenti i Austrisë dhe lideri i opozitës Edi Rama kanë ndarë mendime lidhur me situatën politike parazgjedhore në Shqipëri. Në këtë bisedë vëmendja është përqendruar tek klima parazgjedhore në vend dhe çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Presidenti i Republikës së Austrisë u shpreh mbi domosdoshmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Një tjetër çështje e bisedës mes Kryetarit të Partisë Socialiste Rama dhe Presidenti i Austrisë Fischer ishte edhe arritja e marrëveshjes Kosovë Serbi dhe dialogu i vendosur mes dy shteteve. Nga të dy bashkëbiseduesit arritja e marrëveshjes u vlerësua fort, si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit.
Kryetari Rama e njohu Presidentin Fischer me Programin për një Rilindje Shqiptare, duke vënë theksin te rëndësia e ndryshimit të modelit qeverisës dhe ekonomik për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, të vendit, në të gjitha fushat.
Bashkëpunimi me Austrinë, për Kryetarin Rama, siç u shpreh edhe gjatë këtij takimi, është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
Po ashtu, Edi Rama i ka bërë një ftesë investitorëve austriakë që të rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria, sepse pas 24 qershorit qeveria e re e majtë do të mundësojë një klimë të favorshme ndaj biznesit duke vendosur standarde europiane të konkurrencës dhe të zbatimit të ligjit

KOMENTE