English

Aldo Bumçi vizitë zyrtare në Maqedoni

E Hene, 29 Prill 2013
Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Aldo Bumçi, do të zhvillojë më 29-30 prill 2013 një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Nikola Poposki.

Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Bumçi edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, zotin Gjeorge Ivanov, me Kryetarin e Parlamentit, zotin Trajko Veljanovski dhe me Zëvendëskryeministrin për Çështjet e Integrimit Evropian, zotin Fatmir Besimi.

Gjithashtu Zoti Bumçi do të zhvillojë takime me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, z. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, me kryetaren e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arfi, si dhe do të mbajë një fjalë mbi procesin europianizues të rajonit në Universitetin e Tetovës.

KOMENTE