English

Armand Jakupi dhe Edmond Dapi arrestohen nga policia. Vidhnin me armë qytetarët

Kishin kohë që e ushtronin si zanat vjedhjen e qytetarëve nën kërcënimin e armës, por mbrëmë rreth orës 23:00 kanë rënë në prangat e policisë madje gjatë një tentimi për vjedhjen e një celulari.

Të arrestuarit janë Armand Jakupi dhe Edmond Dapi. Mësohet se këta të fundit grabisnin qytetarët në orët e vona të natës duke i kërcënuar me armë të ftohta dhe duke përfituar edhe nga errësira.

KOMENTE