Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: vota e 23 qershorit është një votë që nuk do të vendosë 4 vite, por do të vendosë fatin e një gjenerate
English

Rama: vota e 23 qershorit është një votë që nuk do të vendosë 4 vite, por do të vendosë fatin e një gjenerate

Fjala e Kryetarit të PS Edi Rama gjatë takimit me banorë të lagjes “Llambi Bonata” në Kombinat.

"Miqtë e mi ju përshëndes dhe ju falënderoj për këtë prani masive në një lagje të vogël të zonës së Kombinatit. Në fakt ne donim të bënim një takim modest, por u mblodhën shumë njerëz dhe atëherë u detyruam të ngremë gjithë këtë skenë. Megjithatë kjo nuk ka problem. Problem është kur jemi pak, jo kur jemi shumë dhe sot ne jemi më shumë se asnjëherë tjetër, në një aleancë për Shqipërinë europiane, ku janë përfshirë të gjitha partitë politike shqiptare që duan rotacionin, që duan ta kthejnë drejtimin e vendit për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur, që duan që në këtë vend të ketë shtet, në këtë vend të ketë drejtësi, në këtë vend të ketë liri, në këtë vend të ketë konkurrencë, në këtë vend të ketë meritë, në këtë vend të ketë komunitete të mirëqeverisura, në këtë vend të ketë punësim, në këtë vend të ketë prodhim, në këtë vend të ketë arsim dhe shërbim shëndetësor sipas nevojës dhe jo sipas xhepit dhe që ky vend të përparojë, për t’ju dhënë mundësi më të rinjve që të bëhen qytetarë të dorës së parë në Bashkimin Europian dhe jo çirakë.
Ne kemi përfunduar para pak ditësh në Vlorë rrugëtimin tonë të programit për një Rilindje Shqiptare dhe sot mund t’a themi me krenari se falë përfshirjes së mijëra e mijëra njerëzve në rrugëtimin e programit, falë përfshirjes së komuniteteve, të grupeve të interesit, të ekspertëve, të të gjitha niveleve, vendas dhe të huaj, falë përfshirjes suaj, kemi programin më të detajuar qeverisës që një forcë politike ka pasur ndonjëherë në këto 22 vjet. Përpara nesh, mes nesh dhe të ardhmes ka vetëm 54 ditë. 54 ditë për t’i bërë zgjedhjet e 23 qershorit shprehje të vullnetit të lirë të të gjithë shqiptarëve për të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm të së shkuarës dhe për të hapur kapitullin e ri të së ardhmes. Janë 54 ditë të dashur miq kombinatas, për t’i dhënë fund historisë së një partie familjare në pushtet dhe për të hapur historinë e re të pushtetit që buron nga vota e popullit dhe që i përket interesave dhe aspiratave të popullit. 54 ditë për t’i bërë zgjedhjet e 23 qershorit të paprekshme, të pacenueshme, të pamanipulueshme, duke u bërë të gjithë zëdhënës të domosdoshmërisë për të marrë pjesë, duke shtuar numrin e pjesëmarrësve në çdo qendër votimi. Duke e bërë votën për Rilindjen, votën për ndryshimin, votën për rotacionin, një votë aq masive, sa të mos ketë dot fuqi që t’a kthejë, t’a përmbysë, t’a manipulojë dhe t’a deformojë si në të shkuarën.
Sot familjet e zakonshme shqiptare, familjet tuaja përjetojnë pasojat e një krize që shkon duke u thelluar. Sot shqiptarët e zakonshëm blejnë më pak dhe paguajnë më shumë. Me të njëjtën sasi parash, blihet gjithmonë e më pak, sepse fuqia blerëse ka rënë dhe çmimet rriten përditë. Sot familjet e zakonshme shqiptare përjetojnë pamundësinë për ta mbërritur fundin e muajit pa ankthin se çfarë do të shtrojnë në tavolinë, pa ankthin se si do të paguajnë faturat, pa ankthin se si do të shlyejnë borxhet nëpër ushqimore. E pra në 23 qershor familjet e zakonshme shqiptare duhet të votojnë për një program dhe për një qeveri që do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve, për një program dhe për një qeveri që do të nxisë punësimin, do të nxisë vetëpunësimin, do të jetë krah i biznesit të vogël, do të heqë taksën e biznesit të vogël, do të bëjë çmos që ata që jetojnë me biznes të vogël të jetojnë më mirë dhe të tjerë të përfshihen duke u vetpunësuar me një biznes të vogël. Për ne biznesi i vogël është motori kryesor për t’a nxjerrë Shqipërinë nga ky batak, ku e ka zhytur një pushtet që ka detyruar ata që fitojnë më pak të paguajnë më shumë dhe i ka lënë ata që fitojnë më shumë të paguajnë më pak. Zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje për t’a çliruar Shqipërinë nga një sëkëlldi e madhe. Nga sëkëlldia e të pasurit mbi krye të një personazhi që i përket të shkuarës, të një personazhi që erdhi nga komunizmi dhe që e shfrytëzoi rrëzimin e komunizmit për t’i hipur në qafë Partisë Demokratike, partisë që lindi nga ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve dhe sot është katandisur në një parti familjare që kontrollon pushtetin përmes votave të vjedhura dhe nëpërmjet pushtetit ka vënë poshtë gjithë shtetin. E pra, ne në 23 qershor së bashku do t’u kthejmë qytetarëve të këtij vendi shtetin që u shërben. Shtetin që u duhet të gjithëve dhe ndaj të gjithëve sillet po njësoj. Shtetin e njerëzve të aftë, e njerëzve shërbëtorë ndaj interesave publike dhe ndaj qytetarëve dhe jo shtetin e kapur pas interesave të ngushta të një pushteti, që është i përqendruar në duart e një grushti njerëzish. Ka shumë arsye secili prej jush për t’u bërë aktiv sot për 23 qershorin. Ka shumë arsye secili prej jush që të mos mjaftohet vetëm me ardhjen në votim, por çdo ditë të flasë me fqinjët, të flasë me të afërmit, të flasë me ata që ende kanë dyshime për të shkuar në votim jo vetëm, por dhe me të tjerë. Imagjinojeni se çfarë vote masive për ndryshimin dhe për Rilindjen do të vijë në 23 qershor sikur secili prej jush t’i vërë detyrë vetes që atë ditë të marrë me vete dhe dikë që nuk ka votuar herën e shkuar, që nuk ka votuar herët e shkuara, por që me votën e vet do të bëhet protagonist i një ndryshimi që për Shqipërinë do të jetë historik, ashtu siç ishte historik ndryshimi i vitit ’92, ashtu siç ishte i domosdoshëm ndryshimi i vitit ‘97, ashtu është historike dhe vota e 23 qershorit 2013 për t’i dhënë Shqipërisë një shtysë të re drejt të ardhmes së saj europiane, për t’u dhënë familjeve shqiptare një shtysë të re për të dalë nga kriza ekonomike, për të dalë nga kriza sociale, për të dalë nga kriza e besimit tek e ardhmja dhe tek ky vend. Për të hyrë së bashku në një rrugë të përbashkët ku ne do të bëjmë të mundura gjëra që sot duken të pamundura, sepse do të jemi bashkë dhe do t’i përballojmë bashkë të gjitha sfidat.
Dua t’ju them dy fjalë edhe demokratëve këtu në Kombinat. Nuk janë shumicë e di, por ka demokratë. Demokratë që kanë besuar tek Partia Demokratike. Demokratë që e kanë lidhur besimin e tyre, shpresën e tyre tek e ardhmja dhe rrugëtimin e tyre drejt së ardhmes me Partinë Demokratike. Dua t’u them, shpëtojeni Partinë Demokratike duke mos e votuar në 23 qershor. Jepini Partisë Demokratike mundësinë të rilindë edhe ajo pas 23 qershorit, duke shkuar në opozitë dhe duke bërë një reflektim të madh mbi vetveten, për t’u çliruara nga kthetrat e një grupi që përmes PD ka uzurpuar shtetin e shqiptarëve, ka uzurpuar rrugët e ekonomisë shqiptare. Ka uzurpuar të gjitha shtigjet për shoqërinë shqiptare dhe e ka kthyer Shqipërinë në një vend që është gjithmonë e më pak i jetueshëm për njerëzit e zakonshëm dhe ku përfitojnë vetëm ata që janë të lidhur me këtë pushtet klanor dhe familjar.
E pra, të dashur miq, vota e 23 qershorit është një votë që nuk do të vendosë 4 vite, por do të vendosë fatin e një gjenerate. Është një votë për të vendosur mes rrënimit të mëtejshëm drejt humnerës ekonomike dhe sociale dhe një Rilindjeje Shqiptare për të gjithë ata që duan të jetojnë në këtë vend me punë të ndershme dhe që për të patur një punë të ndershme duan të arsimohen në rrugën e ndershme të konkurrencës dhe të meritës.
Vota e 23 qershorit është një votë për të vendosur mes shkatërrimit të mëtejshëm të biznesit të vogël dhe të gjithë biznesit të madh që nuk është i lidhur me partinë familjare të kryeministrit. Nga ana tjetër mes rrugës sonë që është rruga e mbështetjes së biznesit të vogël, e mbështetjes së çdo sipërmarrjeje të madhe për ta futur në rrugën e konkurrencës dhe për të krijuar kushtet që të fitojë sipas meritës. Është rruga mes atyre që thonë po nuk patët lekë mos u sëmurni. Po nuk patët lekë mos shkoni në gjykatë, po nuk patët lekë mos e imagjinoni se mund të edukoni fëmijët tuaj në shkollë, dhe nesh që themi JO kujdesi shëndetësor nuk është mall, por është një e mirë publike që ne do ta japim falas për të gjithë. Ne që themi jo e drejta nuk është mall, por është një e drejtë që i takon secilit me Zot e me zakon, me Kushtetutë e me ligj. Ne do të krijojmë kushtet që kush ka të drejtë të marrë të drejtën e vet, duke filluar në radhë të parë nga qeverisja e këtij vendi me drejtësi.
Ne duam ta kthejmë edhe rrugën tërësisht të gabuar drejt humnerës të arsimit në Shqipëri. Ju e dëgjuat raportin e Bankës Botërore që thoshte se 57% e 15 vjeçarëve janë analfabetë funksional. Që do të thotë se kanë mësuar shkrim e këndim, por nuk arrin dot ta vënë të shkruarën dhe të lexuarën në funksion të jetës së tyre. Kjo do të thotë që të gjithë ata që kanë mbaruar shkollën 9 vjeçare, klasën e parë e kanë bërë me abetaren dhe 8 klasë të tjera i kanë bërë ashtu si i kanë bërë për faj të sistemit arsimor të falimentuar që ka ngritur partia familjare në pushtet e kryeministrit.
Vota e 23 qershorit është një votë dhe për ata që nuk votojnë dot. Është një votë për gjithë këta fëmijë të lagjes këtu dhe gjithë lagjeve të Shqipërisë që meritojnë një shkollim të denjë, një shkollim ku të arsimohen dhe të edukohen për të qenë nesër qytetarë të Europës dhe jo për të dalë analfabetë funksionalë. Kështu që secili duhet të votojë edhe për ta. Çdo prind duhet të votojë edhe për ta pavarësisht nëse është socialist apo nëse është demokrat. Çdo prind sot duhet ta ndëshkojë këtë qeveri për atë që ju ka bërë të fëmijëve dhe të rinjve duke i çuar në një sistem arsimor që është një masakër e vërtetë për arsimin dhe për dijen, për edukimin dhe për perspektivën e të rejave dhe të rinjve shqiptarë."

KOMENTE