Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga Zëmblak-Liqenas inagurohet nga kryeministri Berisha
English

Rruga Zëmblak-Liqenas inagurohet nga kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha e nisi sot vizitën e tij në qytetin e Korçës, me inaugurimin e Rrugës Zemblak – K/ Liqenas,(aktualisht komuna Pustec) investim i buxhetit të shtetit me vlerë mbi 1 miliard lekë. Rruga me gjatësi 13.1 km ofron për banorët e zonave përreth të gjitha parametrat e një infrastrukture bashkëkohore dhe të standardeve më të larta.

Ky segment fillon ne Zemblak, ne kryqëzimin e rrugës se re Korçë – Bilisht me Zemblakun, kalon përmes fushës se Korçës për rreth 3 km, pastaj ngjitet ne qafen e Zvezdes dhe vazhdon përgjatë fushës se Korijeve, përgjatë Malit te Zvezdes deri ne Kryqëzimin e fshatit Liqenas me rrugën e Doganës se Gorricës.

Në takimin me banorët e komunës Pustec, kryeministri shprehu kënaqësinë që ata do të gëzojnë një rrugë të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme jo vetëm për ta, por për mbarë vendin, si dhe për turistët që vijnë nga gjithë bota dhe vizitojnë Prespën, si një nga perlat më të bukura të natyrës shqiptare, ballkanike dhe më gjerë.

“Rruga shkurton tre herë distancën e fshatit me Korçën, distancën e Korçës me Prespën, distancën e turistëve që vijnë për të vizituar Prespën.” u shpreh kryeministri, duke vijuar se “Rruga përmbush plotësisht filozofinë tonë të shkurtimit të madh te distancave të lidhjes së komunave me qendrat e qyteteve, me akset kombëtare të shkurtimit të distancës së tyre me kryeqytetin e vendit.”

Kryeministri e cilësoi rrugën edhe si një urë miqësie mes dy vendeve mike Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke garantuar banorët e Pustecit dhe pakicën maqedonase kudo që ndodhet se politika e qeverisë shqiptare është dhe mbetet bashkëpunimi i ngushte miqësor në të gjitha fushat, me vendin mik, në interesin më të mirë të dy vendeve, kombeve dhe rajonit në tërësi.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri shprehu bindjen se “shqiptarët me mençuri, me gjakftohtësi do të votojnë për forcën që u provua gjithë këto vite lokomotivë e vërtetë e integrimit. Do të votojnë për besimin ndaj atyre të cilët shndërruan në realitet premtimet tyre.”

KOMENTE