Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e një ndërtimi pa leje pranë Korpusit Universitar
English

Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e një ndërtimi pa leje pranë Korpusit Universitar

Inspektoriati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka ndërmarrë sot një aksion për prishjen e një ndërtimi pa leje pranë Korpusit Universitar. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka theksuar se kati i parë i objektit është në proces legalizimi, ndërkohë që këto ditë është tentuar që pjesa tjetër të ndërtohet pa leje. Z. Hoxha ka qenë i prerë në qëndrimin e tij për të zbatuar ligjin ndaj çdo objekti që ndërtohet pa leje në territorin e bashkisë së Tiranës, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të mos ndërmarrin veprime të tilla, pasi forca e ligjit do të veprojë mbi to.

“Prishja e këtij ndërtimi është në kuadër të angazhimit dhe punës tonë të përditshme, në lidhje me ndalimin dhe goditjen e të gjithë ndërtimeve pa leje në territorin e bashkisë së Tiranës. U bëj edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos tentojnë shkeljen e ligjit, duke bërë ndërtime pa leje, pasi të gjithë ndërtimet që do të bëhen në kundërshtim me ligjin do të kenë të njëjtin fat, prishjen e tij. Gjithashtu, u bëj me dije qytetarëve që territori i Bashkisë së Tiranës kontrollohet 24 orë nga shërbimet tona dhe askush nuk mund të dalë mbi ligjin. Ne do të veprojmë, në të gjithë rastet që do të konstatojmë ndërtime pa leje. Ne do të vazhdojmë punën e përditshme, do të godasim çdo ndërtim të paligjshëm.” – u shpreh z. Hoxha.

KOMENTE