Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Facebook: Miq, goli i tretë mandati i tretë. Fitore
English

Berisha në Facebook: Miq, goli i tretë mandati i tretë. Fitore

Miq, goli i tretë mandati i tretë. Fitore!

Me këtë fjali ka mbyllur mbrëmjen e djeshme në Facebook kryeministri, duke shkaktuar qindra komente të ndryshme. Një përqasje të tillë Berisha bëri edhe me takimin me Papa Françeskun, duke thënë se “sa herë kam takuar papët në Vatikan, kam fituar zgjedhjet”

Kryeministri Berisha ka komentuar edhe pak përpara ndeshjes, po në Facebook:

“Të dashur miq, rrugës nga Korça në Tiranë, me iPad nëpërmjet Tv Alb po ndjek ndeshjen e ndeshjeve; Barcelona - Bayern. Ndeshja e parë në jetën time, që e ndjek duke udhëtuar. Unë vendosa të kaloj nga entuziazmi korçar i fitores së zgjedhjeve të ardhshme në entuziazmin e njërës prej ndeshjeve më të forta të viteve të fundit, në të cilën unë do të jem si gjithnjë me fituesin. Shikim të mbarë! Sb”, ka shkruar Berisha, duke rrëfyer për të disatën herë pasionin e tij të vjetër “për të qenë gjithmonë me fituesit”, edhe në ndeshje sportive….

KOMENTE