Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Gëzuar Pashkët të gjithëve pa përjashtim, rilindja është e mundur
English

Edi Rama: Gëzuar Pashkët të gjithëve pa përjashtim, rilindja është e mundur

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda si dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie Niko Peleshi ka vizituar sot paradite selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale në Tiranë ku ka uruar Kryepeshkopin Anastas Janullatos për festën e pashkës, ditën e shenjtë të ringjalljes së Krishtit.

Pas vizitës Edi Rama ka dhënë një mesazh urimi për gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe për popullin shqiptar: “Ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithëve pa përjashtim, sepse Shqipëria është vendi ku të gjithë festojnë festat e të gjithëve dhe kjo është një pasuri e jashtëzakonshme që ne duhet ta çmojmë dhe ta kultivojmë për t’ua lënë brezave. Ndërkohë që sot në këtë ditë kaq simbolike është njëkohësisht dhe dita e duhur për t’u thënë të gjithëve kurajo, për t’u thënë të gjithëve forca, për t’u thënë të gjithëve gëzuar dhe ëndrrat e shpresat e secilit janë të mundura, sepse rilindja është e mundur”.

KOMENTE