English

Ringjallja e Krishtit është dita e shenjtë e besimtarëve të krishterë ortodoksë

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, vizitoi sot Katedralen Ortodokse në Tiranë, për t’i shprehur urimet Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anasatas Janullatos dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, për pashkën, ditën e shenjtë të ringjalljes së Krishtit. Në urimin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Ringjallja e Krishtit është dita e shenjtë e besimtarëve të krishterë ortodoksë, e besimtarëve të krishterë në tërësi, por edhe e të gjithë besimtarëve të Zotit, që admirojnë, nderojnë përjetësinë, shpresën, besimin, të ardhmen. Është një rast i veçantë për mua, t’i shpreh edhe një herë Hirësisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare Janullatos, mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për punën e madhe që ka bërë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe jo vetëm kaq, por e përkushtimin e tij të madh, për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët në këtë periudhë në të gjitha aspektet. Është një nderim i madh për etërit e Kishës Autoqefale Shqiptare, të cilët me vendosmëri bënë që Kisha Autoqefale Shqiptare të ndërrohet në tempullin Zotit dhe tempullin e atdhetarisë së shqiptarëve. Edhe një herë gëzuar!

Dua të theksoj edhe një moment unik që përjetova, kur nunci apostolik i dorëzoi Hirësisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Atutoqefale Shqiptare Janullatos, mesazhin personal të Atit të Shenjtë, Papës Francesku, si një alt madhor vlerësimi për punën e shkëlqyer që ka bërë hirësia e tij në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, por edhe si nderim i veçantë për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, për të gjithë besimtarët e Zotit. Edhe një herë, shqiptarëve kudo ku janë gëzuar pashkët!”

KOMENTE