Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inagurohet dogana e re e Tiranës, në Vorë – Rinas
English

Inagurohet dogana e re e Tiranës, në Vorë – Rinas

Kryeministri Berisha inauguroi dje paradite terminalin e doganës së re të Tiranës, në Vorë – Rinas. Dogana e re, investim me vlerë 25 milionë dollarë, shtrihet në një sipërfaqe prej 75.500 m², në të hapen si fillim 400 vende të reja pune, me perspektivë shtese rreth 120 persona në vit.
Kapaciteti përpunues ditor i saj është 420 kamionë, 120 furgonë dhe aktualisht përpunohen rreth 200 kamionë në ditë. Në mjediset e saj, krahas të gjithë ambienteve sociale, janë akomoduar 44 agjenci doganore, si dhe banka, shoqëri sigurimesh, shërbime postare, shërbime të kontrollit sanitar, kimik, etj. Terminali është siguruar 100 përqind me kamera kontrolli dhe magazina doganore me sipërfaqe 10.000 m².

Avantazhet e këtij investimi janë se rrit besueshmërinë e biznesit ndaj administratës doganore dhe përmirëson ndjeshëm imazhin e saj; minimizon shfaqjet korruptive dhe rrit efektivitetin e luftës kundër kontrabandës; ulet koha e qëndrimit të subjekteve në doganë, pasi terminali i ri siguron 13 kontrolle fizike njëherësh; mundëson mbrojtjen e markës dhe patentës, shëndetit publik dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Vendosja e terminalit jashtë qytetit të Tiranës, gjithashtu, lehtëson dhe përmirëson ndjeshëm qarkullim e mjeteve në hyrje të Tiranës.

Në këto vite për modernizimin e doganave janë investuar 28 milionë euro, investim i cili ka sjellë rritje të nivelit të të ardhurave rreth dy herë, krahasuar me vitin 2005; ka sjellë ulje të nivelit të kontrollit fizik pas implementimit të sistemit të skanimit, pasi kontrolli fizik nga 100 përqind që ishte në 2005, në vitin 2012 është 10 përqind dhe me tendence ulje të mëtejshme; ka ulur kohën e zhdoganimit, nga 457 minuta në vitin 2011 në 206 minuta ne 2013; ka sjellë reduktim të dokumenteve në eksport nga 7 ne 3 dhe import nga 8 ne 4, si edhe rritje të transparencës ndaj biznesit; ka rritur transparencën nëpërmjet krijimit të portalit ku çdo biznes mund të konstatojë të gjitha stadet e deklaratës dhe nivelin e kontrollit, si edhe mundësinë e marrjes se informacionit nëpërmjet fletores zyrtare, të pasqyruar në faqen ëeb-it; ka rritur niveli e kontrollit për efekt sigurie.

Në ceremoninë e inaugurimit përshëndetën edhe përfaqësues të biznesit, të cilët vlerësuan jo vetëm ndërtimin e doganës së re, nëpërmjet të cilës u krijohen lehtësira të mëdha përshpejtimin e procedurave në zhvillimin e aktivitetit të tyre, por edhe për reformat dhe vendimet e fundit që qeveria ka ndërmarrë në lidhje me biznesin, për nxitjen e tij, siç është heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet, një reformat nga më përfitueset për biznesin.

Sipërmarrësja Donika Mici tha se që nga viti 1992, kur hodhëm hapat e parë në doganën e Tiranës, dogana ka bërë shumë përparime dhe është një nga sektorët më stabël në Shqipëri, që i ka dhënë biznesit shumë përkrahje dhe mbështetje. “Ky investim më jep kënaqësinë e madhe që nuk do të kemi më ato pengesa të mëdha që kemi pasur në doganën e Tiranës, për parkimin, për trafikun, për probleme nga më të ndryshmet, në mes të vapës, pa asnjë kusht. Ky është një nga investimet më të mira që është bërë sot për doganën e Shqipëri”, tha zonja Mici.

Presidenti i shoqatës “Biznes Albania”, zoti Luan Bregasi, përshëndeti inaugurimin e doganës së re të Tiranës, të cilën e cilësoi si ‘shtëpinë e re të biznesit”. “Kjo, - tha ai, - është një ditë shumë e gëzuar për sipërmarrjen private, kur ndjen përkujdesjen e shtetit për të rritur seriozitetin dhe për të kontrolluar veprimtarinë e biznesit në mënyrë korrekte dhe ligjore. Ky është modeli më i mirë i bashkëpunimit të shtetit me sipërmarrjen private, model që duhet nxitur dhe përkrahur nga qeveria edhe politika shqiptare, për t’i besuar më shumë sipërmarrjes private. Ky është simboli i lirisë së tregut”. Më tej, ai falënderoi qeverinë që i besoi sipërmarrjes private një mision të tillë, i uroi suksese kompanisë koncesionare dhe kompanisë që realizoi projektin, ndërsa theksoi se “kjo tregon forcën e madhe dhe shpirtin e iniciativës së lirë të sipërmarrjes private shqiptare”.

Kryeministri Berisha u shpreh se ndërtimi i këtij kompleksi ishte një domosdoshmëri në kuadër të përmirësimit të kushteve për biznesin.

Kryeministri Berisha u shpreh, gjithashtu, se sipërmarrja private ka rol kryesor për zhvillimin e një vendi. “Ky kompleks është një terminal dinjitoz që u ofron biznesmenëve shërbimet më të mira, por thjesht i ofron shërbimet e merituara. Sot është një ditë në të cilën unë dua të shpreh nderimin më të madh ndaj tyre, ndaj përpjekjes së tyre, luftës së tyre të përditshme për suksesin e sipërmarrjes, guximin me të cilin ata përballojnë vështirësitë, të papriturat, ndikimet e konjukturat e tregut dhe me radhë. Ata në një sistem të lirë janë krijuesit e të mirave materiale, janë punëdhënësit kryesore të një vendi të lirë, të Shqipërisë, por edhe kudo”, tha Kryeministri.

“Më lejoni t’ju garantoj, - u shpreh Kryeministri, - se kjo qeveri e konsideron politikën miqësore ndaj jush, si platformën e palëkundur të saj”.

Kryeministri Berisha tha se “në marrëdhëniet tona mund të ketë arbitraritete, mund të ketë kundërshti, por një gjë duhet ta keni të sigurt, ka dhe do të ketë vetëm qëndrim miqësor; ka dhe do të ketë përpjekje më të madhe për mjedisin më miqësor të suksesit të investimeve dhe veprimtarisë tuaj”.

KOMENTE