Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maska për errësimin e thinjave
English

Maska për errësimin e thinjave

Të thinjurit e flokëve në rini, edhe pse është një gjë e rrallë, nuk është një fenomen i panjohur. Ajo te njerëzit, edhe pse aludon për urtësi dhe maturi, prapëseprapë nuk është e dëshiruar, posaçërisht te më të rinjtë. Te njeriu e thinjura e flokëve është dy llojesh:

-e thinjur e hershme, e cila fillon te disa në moshën e rinisë,
-e thinjur si rezultat i plakjes.

Sa u përket shkaqeve se pse ndodh e thinjura e hershme, mjekët japin disa arsye, nga më të rëndësishmet është trashëgimia, kështu që kjo te ju mund të e jetë trashëguar. Por gjithashtu e thinjura mund të ndodhë edhe për arsye të ndonjë sëmundjeje. Pastaj rol të madh luajnë edhe rrethanat psikike te njeriu, si mërzia, nervozizmi i madh, preokupimi, etj..
Ne ju këshillojmë që për t`u qetësuar rreth këtij problemi të bëni një vizitë te mjeku dhe ndoshta do të arrini të gjeni shkakun se pse ndodh kjo te ju.



Maskë për të errësuar thinjat:

2 gram piper të zi (puder)
1 filxhan me kos natyral
1 lugë çaji me vaj të zi

Perzieji mirë. Aplikoje tek rrënjët (me masazh) dhe gjatesinë e flokut, mbaje 1 orë. Laji floket me ujë të ftohtë. Kjo maske bëhet 3 herë në javë.


Përzierje tjetër kundër thinjave:

Përzieni vaj kokosi me lëng limoni.
Aplikojeni me masazh në skalp, mbajeni 1 orë, lani floket si zakonisht.

KOMENTE