Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane
English

Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane

Kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi dje një takim të rëndësishëm pune me ish Kryeministrin Britanik Tony Blair. Gjatë vizitës në Londër, zoti Rama dhe Zoti Blair biseduan mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Zoti Rama e njohu ish Kryeministrin britanik me Programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioritetet e qeverisjes së majtë pas 23 qershorit. Një temë e rëndësishme e bisedës ishte propozimi i Partisë Socialiste për taksimin e ndershëm, si dhe sistemin universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.

“Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një “Rilindje Shqiptare”. Me Toni Blerin dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare”, u shpreh pas takimit kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.
Thithja e investimeve të huaja në Shqipëri, nxitja e turizmit dhe projektet e bashkëpunimit rajonal në kuadër të proceseve integruese ishin gjithashtu tema me interes të bisedës mes zotit Rama dhe Blair. Kryesocialisti Rama kërkoi mbështetjen e zotit Blair dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga ish Kryeministri britanik. “Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju, vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes”, e ka siguruar kreun e PS, ish-kryeministri Laburist.

Toni Bler ka hyrë në historinë e Partisë Laburiste përveç të tjerash si kryeministri britanik që ka qëndruar më gjatë në pushtet dhe që ka fituar tre zgjedhje parlamentare rresht. Qeverisja e tij u shënjua nga një sërë reformash të thella me karakter social, veçanërisht në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, që e rritën ndjeshëm popullaritetin e qeverisjes laburiste dhe vetë zotit Blair.

KOMENTE