Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2013 > Lajmet e datës 19 Maj 2013
 

Rruga Fier-Levan një ndër më modernet

Kryeministri Berisha inauguroi sot në rikonstruksionin e segmentit rrugor Fier-Levan, me gjatësi 8.1 kilometra dhe vlerë 119 milion lekë, një segment i rëndësishëm, dikur tërësisht i dëmtuar, dhe tashmë i rikonstruktuar sipas të gjitha parametrave moderne e bashkëkohore, i cili sjell për banorët e zonave përreth, si dhe për mjetet e tonazhit të rëndë, një lehtësi të madhe në komunikimin dhe lëvizje. “Kjo rrugë, siç e shihni sot, është në parametrat më të mira të historisë së saj.”, u shpreh kryeministri Berisha për banorët e Levanit, duke shprehur kënaqësinë që ndodhej mes tyre, në këtë ditë të shënuar për ta.

Me premtimin se 4 vitet që vijnë do të jenë vitete e projekteve më madhore për mbarë vendin, Kryeministri kërkoi që qytetarët vlonjatë ti besojnë sërish Partisë Demokratike, jo për ato që janë realizuar, por për çfarë do të bëhet në të ardhmen në interesin më të mirë të qytetareve vlonjatë dhe të mbarë qytetarëve të Shqipërisë.

Banorët e Levanit i rezervuan kryeministrit Berisha një pritje të ngrohtë dhe miqësore , duke e falënderuar për investimin e rëndësishëm në zonën e tyre, si dhe duke shprehur besimin se në 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e mëkëmbjes më të madhe ekonomike për ta dhe për të gjithë shqiptarët.

Kështu, duke i uruar mirëseardhjen qytetari Arsen Troka, përfaqësues i një biznesi transporti në zonën e levanit, u shpreh: “Investimi i ri, i porsa inauguruar, shumë i rëndësishëm ndër më të vegjlit që është bërë në zonat tona. Investimet shumë të mëdha kanë qenë në vazhdimësi. Interesi i kryeministrit dhe PD ka qenë shumë i madh për zonat tona, përmendim rrugën Levan-Vlorë, me anë të cilit e arrin Vlorën për 15 minuta, investimi më serioz që është bërë, investimi Levan-Tepelene, Tepelenë-Gjirokastër, ku arrin në Kakavijë për 1 orë, edhe ky një investim shumë i rëndësishëm. Si përfaqësues i një biznesi transporti ju them se kjo na ka dhënë një kurajë shumë të madhe, si në prezantimin e klientelës së huaj që po na vjen, e cila duke parë Shqipërinë me këto investime ndihet më e sigurtë. Por vazhdimësia duhet të jetë dhe unë jam i bindur se me PD dhe zotin Kryeministër me 4 vjecarin e ardhëshëm jam i sigurtë se vazhdimësia do të jetë me investime. Në 4 vjecarin e ardhshëm ne do të jemi një nga vendet më të zhvilluara të Ballkanit dhe të Evropës.

Ndërsa një qytetar tjetër u shpreh “Kjo rugë ka qenë për ne levanakët një gangrenë e madhe, duhej 1 orë që të shkoje në Fier, me bërjen e kësaj rruge nuk mbeti njeri në Levan , qoftë i majtë, qoftë i djathtë, qoftë jeshil, qoftë i bardhë apo i zi që të mos thotë “Bravo për këtë rrugë. Ne jemi nhjë zonë bujqësore mjaft e fuqishme krahasuar me Divjakën dhe këtu vijnë marrin trajler të mëdhenj nga Kosova dhe Maqedonia, ata u gëzuan shumë më tepër nga ne, pasi ata kanë mjete të tonazhit të lartë. Fjalët më të mira dua të shpreh këtu për kryeministrin Berisha dhe PD që e ka mbajtur fjalën gjithmonë.

* * *

Gjatë këtyre 8 viteve në qarkun e Vlores, Sarandes e Delvines janë investuar mbi 850 milion $. Në infrastrukturë jane ndertuar mbi 630 km rruge kombetare dhe rurale me vlerë 310 milion $. Përsa I përket turizmit, ne keto vite eshte arritur te 10 fishohet numri i turisteve, pasi Investimet dhe rruget lidhese me detin kane synuar rritjen e produktit turistik. Kështu ne fushen e turizmit kulturor jane restauruar 30 objekte duke ka investuar 600 mije $. Ndërsa numri i bisneseve eshte dyfishuar ne 12540 nga 6500 ne vitin 2005. Ne Bujqesi jane investuar dhe subvencionuar 21 milion $, nga të cilat kanë përfituar kane perfituar 3500 fermere. Jane subvencionuar 1300 ha me ullinj, agrume e dru frutore sera si dhe kane, 76 mije krere dele, 4400 lope 8900 koshere blete dhe 1.2 Ha Kermill. Gjithashtu janë ndërtuar 120 sisteme Ujesjellesa e KUZ si dhe Impiante te perunimit biologjik, dhe po perfundon projekti uje 24 ore; 56 qendra shendetsore e ambulance, janë rikonstruktuar 54 shkolla ne te gjitha ciklet e arsimit.

Ne fushen e Hidrokarbureve jane investuar 62 milion $, nga të cilat 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi i Delvines. Ne Sistemin e Energjise Elektrike jane investuar 370 milion $, ndërsa ne pyje kullota dhe peshkim jane investuar 1 milion $, kurse ne Portet Vlore e Sarande jane investuar 10 milion $.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.