Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ohër. U zhvillua Takimi i Ministrave (SEECP)
English

Ohër. U zhvillua Takimi i Ministrave (SEECP)

Sot, në Ohër, u zhvillua Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Të pranishëm ishin përfaqësues të 12 vende anëtare të SEECP-it. Delegacioni shqiptar, u kryesua nga Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi.

Në këtë Ministerial, për herë të parë, Kosova ftohet në cilësinë e të ftuarit special, të presidencës maqedonase të rradhës, duke u përfaqësuar nga Zëvendes Ministri i Punëve të Jashtme, z. Petrit Selimi.

Marrëveshjet e arritura deri tani (Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, 19 prill 2013 dhe Marrëveshja mbi Parimet e Përgjithshme për Një Plan Zbatimi) mes Kosovës dhe Serbisë, u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit si një momente historike që do të hapin perspektiva të reja për të dy vendet dhe rajonin.

Zëvendës Ministrja Harxhi gjatë fjalës së saj, tha se bashkëpunimi rajonal përbën një nga shtyllat e forta të politikës së jashtme dhe shërben si një vektor drejt integrimit evropian. Ajo vlerësoi, si të një rëndësie të veçantë, zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se në takimin e ardhshëm të SEECP, shpresojmë që kjo çështje të marrë miratimin e të gjithë vendeve anëtare.

KOMENTE