Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stamboll: Protestuesit përleshen me policinë. Trazira dhe në qytete të tjera
English

Stamboll: Protestuesit përleshen me policinë. Trazira dhe në qytete të tjera

Dhjetëra njerëz janë arrestuar pasi policia turke përdori gazin lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve në një park në qendër të Stambollit.

Demonstruesit kishin qëndruar atje duke e mbajtur të bllokuar Gezi Park, pasi ishin të zemëruar me planet për të rizhvilluar këtë pjesë si Taksim Square.

Një gjykatë e Stambollit më vonë urdhëroi pezullimin e përkohshëm të projektit për shkuljen e pemëve në park.

Por ky është një zemërim i hapur dhe i madh kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ndaj dhe trazirak janë përhapur dhe në Ankara.

Protesta janë raportuar edhe në qytetet e tjera, duke përfshirë Bodrum, Konia dhe Izmir.

Më parë këtë muaj, policia u përlesh dhe me dhjetëra mijëra njerëz që u përpoqën për të mbajtur një marshim të madh në një prej ditëve të Majit në Stamboll.

***************

Njerëzit janë të zemëruar dhe të nevrikosur me vendimin e qeverisë për të ndërtuar një qendër tregtare në kurriz të një prej parqeve më të famshme të Stambollit. Por ajo që nisi si një protestë kundër çrrënjosjes së pemëve është kthyer në një platformë më të gjerë për të shprehur zemërimin kundër politikave qeveritare.

Ambientalistët kanë qenë të bashkuar me grupet e homoseksualëve dhe lezbikeve, si dhe socialistëve, sindikatat e punëtorëve, anëtarë të partive opozitare nga të gjithë peisazhit politik dhe madje edhe të ashtu-quajtur "anti-kapitaliste muslimanë".Përdorimi i tepruar i forcës nga policia e trazirave dhe këmbëngulja e qeverisë për të ndjekur planet e tyre për të parkut kanë përshkallëzuar tensionet.

KOMENTE