Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2013 > Lajmet e datës 1 Qershor 2013
 

Kush do të fitojë Big Brotherin sot? Nata finale (VİDEO)

Nje rrugetim i gjate, mes miqesish, zenkash, dashurish, si ajo e Anaidit dhe Joanes, apo garimi dhe sekretesh per t'u ruajtur e per t'u zbuluar. E ne fakt, ishin pikerisht keto te fundit risia e ketij edicioni.

Pas 15 javësh ka mbërritur në ditën e fundit aventura e 'Big Brother 6'. Këtë mbrëmje do të zbulohet edhe fituesi i këtij edicioni, i cili gjendet mes katër finalistëve që janë: Elona, Anaidi, Iliri dhe Shpendi.

Perpos zhvillimit me dinamik e interesant te lojes, sekretet u dhane me shume mundesi banoreve te fitojne para. Tre prej tyre qe fituan me shume jane Anaidi dhe Iliri me nga 450 mije dhe Eldora me 250 mije leke te reja.

Sekretet qe u diskutuan me shume ishin ato te Eldores, e cila rrefeu se eshte talasemike. Anaidi prej 10 vitesh kujdeset per nje njeri me nevoja specifike, ndersa Marseli zbuloi se dikur ka qene zhigolo.

Finalistet, keto dite te fundit jane shprehur se do t'u mungoje shtepia e 'Big Brother', ku per rreth 3 muaj e gjysme bashkejetuan 24 ore ne 24. 17 banore gjithsej, per t'u reduktuar ne kater. Cili do te jete fituesi? 'Vox populi', si gjithmone! Votimi me ane te mesazheve, duke shkruar emrin e banorit qe deshirohet te fitoje. Publiku nga Shqiperia ne numrin 56666, ndersa nga Kosova ne 55099.

Elona, Anaidi, Iliri, apo Shpendi? Fituesi i 'Big Brother 6', sonte mbrema me Arbana Osmanin!

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Kastriot Hasanaj 17:15 - 01 Qershor 2013
    FINALEN E FITON ELONA SE E MERTON