Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konkursi “Tirana Teens, 2013”. Ismail Qemali” shkolla më e mirë në Art dhe në Sport
English

Konkursi “Tirana Teens, 2013”. Ismail Qemali” shkolla më e mirë në Art dhe në Sport

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në mbrëmjen Gala të organizuar për shpalljen e fituesve të konkursit ndërmjet shkollave të mesme të Tiranës në Art dhe Sport, aktivitet i organizuar nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Rinor dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Rinor inicioi dhe mbështeti projektet sportive edhe artistike në 24 shkollat e mesme të Tiranës, ku qindra të rinj u investuan në projektet e tyre artistike. Gjithashtu, bashkia në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore vuri në dispozicion grupe artistësh të rinj profesionistë, të sapo diplomuar, për të drejtuar dhe përçuar në çdo shkollë frymën edhe rëndësinë e profesionalizmit në realizimin e një projekti artistik të përbashkët, të ndërtuar tërësisht si fryt i punës në grup. Qindra të rinj të tjerë u angazhuan në kampionatet sportive në pesë sporte të ndryshme, meshkuj dhe femra, ku pasioni për sportin dhe shija e garës kulmuan në finalet ditët e fundit në Universitetin e Sporteve.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe shumë figura e emra të njohur të botës së muzikës, artit, sportit, modës, etj., si fotografi Fadil Berisha, modelia Anxhela Martini, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Lorik Cana, stilistja amerikane Sherry Hill, volejbollist i njohur Shaban Uka, balerini Gerdi Vaso, etj.

Kryeministri Berisha vlerësoi organizimin e këtij konkursi dhe kërkoi prej tyre që kurrë të mos i largohen garës. “Ata që guxojnë, ata ndjekin garën. Dua t’ju them se guximi është themeli i çdo suksesi dhe se gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Ëndrrat më të bukura i bëjnë reale ata që guxojnë e punojnë për to”, tha Kryeministri.

Si i ftuar nderi në këtë mbrëmje, Kryeministri Berisha i dorëzoi çmimin përfaqësuesve të gjimnazit “Ismail Qemali”, si shkolla më e mire në Art & Sport në konkursin “Tirana Teens, 2013”.

Në përshëndetjen e tij, me këtë rast, Kryeministri Berisha u shpreh: Dua të shpreh admirimin tim më të pakufishëm për të gjithë ju që për më shumë se një muaj ndoqët garën më të fuqishme që kryeqyteti ka njohur në tërë historinë e tij. Gara është ajo ku shkëlqejnë aftësitë intelektuale e fizike të të riut dhe të njeriut. Garës nuk duhet ti përtoni kurrë. Dua të shpreh admirimin tim për të gjithë ju të reja dhe të rinj guximtarë. Ata që guxojnë, ata ndjekin garën. Dua t’ju them se guximi është themeli i çdo suksesi dhe se gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Ëndrrat më të bukura i bëjnë reale ata që guxojnë e punojnë për to. Edhe ju të tillë jeni.

Pavarësisht se jo në çdo garë merr rezultatin që do, një gjë duhet të mbani mend - çdo dështim është ftesë për sukses dhe se asnjëherë nuk duhet t’ju mbulojë dëshpërimi. Radha tjetër është suksesi që ju pret.

Sot kam shumë kënaqësi ti dorëzoj shkollës “Ismail Qemali” çmimin “Shkolla më e mirë në Art dhe në Sport”.

Tani urimet ia bëmë njëri - tjetrit, por të gjithë sëbashku t’i bëjmë një urim të zjarrtë kombëtares sonë për ndeshjen që ka nesër, kapitenit Lorik Cana dhe të gjithë ekipit që ai drejton. Ata kanë ngritur lart flamurin tonë.

Fitore!”

***
Fituesit konkursit “Tirana Teens, Art &Sport” janë:

- Volejbollisti më i mirë shpallet nxënësi i shkollës “Ismail Qemali”, Kristi Martiro

- Volejbollistja më e mirë shpallet nxënesja e shkollës “Besnik Sykja”, Erblira Bici

- Basketbollisti më i mirë shpallet nxënësi i shkollës “Petro Nini Luarasi”, Mirind Ferra

- Basketbollistja më e mirë shpallet nxënesja e shkollës “Ismail Qemali”, Ebi Dishnica

- Futbollisti më i mirë shpallet nxënësi i shkollës “Myslym Keta”, Romario Tushaj

- Ajsela Xhaxhaj vlerësohet si aktorja më e mirë, për mjeshtëri skenike dhe interpretim me nivel të lartë në konkursin “Tirana Teens, 2013”.

- Xhesika Polo vlerësohet si këngëtarja më e mirë, për cilësi të larta vokale dhe interpretative në konkursin “Tirana Teens, 2013”

- Tea Ajazi vlerësohet si ballerina më e mirë, për performancë të lartë dhe prezencë skenike në konkursin, “Tirana Teens, 2013"

- Si shkolla më e mire në Sport vlerësohet gjimnazi “Ismail Qemali”
- Si shkolla më e mire në Art, vlerësohet gjimnazi “Sami Frashri”

- Si shkolla më e mire në Art & Sport vlerësohet gjimnazi “Ismail Qemali”.

KOMENTE