Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Socialiste 22 vjet nga krijimi i saj. Festa pas 23 qershorit
English

Partia Socialiste 22 vjet nga krijimi i saj. Festa pas 23 qershorit

Partia Socialiste bën sot 22 vjet nga themelimi i saj. Drejtuesit e PS-së ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë kanë preferuar të mos organizojnë festë për shkak të fushatës. Vetë kreu i PS-së, Edi Rama shprehet se festa do të organizohet pas 23 qershorit.

Përmes një mesazhi në Facebook, kryesocialisti Rama thekson se kjo ditëlindje vjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë.

Më tej Rama thekson se festa tradicionale e kësaj ditëlindjeje do të bëhet pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit!

“Gëzuar ditëlindjen e PS gjithë anëtarëve të familjes sonë politike.Kjo ditëlindje na gjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë.Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit.Në fund të fundit, krenaria e të qenit në këtë parti buron më së pari prej të qenit të PS në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve qysh në lindjen e saj.Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa dallim krahine e feje, që i jepni përditë jetë dhe energji kësaj familjeje të madhe!Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit! Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!” ka shkruar kryetari socialist Rama.

KOMENTE