English

Aksident te rruga "Bardhyl" në Tiranë

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur te rruga "Bardhyl" në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së rëndë dhe mjaft të zhurmshme të një automjeti me makinën e pastrimit, mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në spital.

Nuk bëhen akoma të ditura shkaqet e aksidentit por dyshohet se shpejtësia e lartë ka sjellë dhe aksidentin.

KOMENTE