English

Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve

Duke marrë parasysh afatin e shkurtër të Njoftimit Publik të bërë më datë 07 qershor si dhe ankesat e qytetarëve, Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve vendosi ndryshimin e pikës 3 të Njoftimit Publik si më poshtë vijon:

“3. Mospranimin, nga data 28.06.2013, të depozitimit në Ministrinë e Drejtësisë, të kërkesave të reja nga kandidatë për licencimin si ndërmjetës. Ky vendim mbështetet në nenin 7 të Kodit të Procedurave Administrative. Komisioni vlerëson se ecuria e procesit të ngritjes së Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe për pasojë zhvillimi normal i ndërmjetësimit po rrezikohet nga numri i konsiderueshëm i kërkesave të depozituara në Ministrinë e Drejtësisë si dhe numri i madh i subjekteve të licencuar deri në datën e këtij vendimi. Dispozita tranzitore e parashikuar në pikën 2 të Kreut V të VKM nr. 414 të sipërpërmendur ka parashikuar licencimin e ndërmjetësve nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve vetëm në atë masë sa të jetë e mjaftueshme për të ngritur Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe në asnjë rast si një dispozitë afatgjatë për licencimin e ndërmjetësve siç është kthyer aktualisht.”

KRYETARI I KOMISIONIT TË LICENCIMIT TË NDËRMJETËSVE

ANDI MUSTAFAJ

KOMENTE