English

Erdogan takon grupin përfaqsues të demonstruesve. Takim tjetër në Sheshin Taksim të Stambollit

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një takim me përfaqsues të protestuesve, disa orë pas lëshimit të një "paralajmërimi final" ndaj demonstruesve.

Tayfun Kahraman si përfaqsues i grupit e përshkroi takimin si "pozitiv".

Një takim tjetër u la që të realizohet sot (e premte) në Sheshin Taksim të Stambollit ku qytetarët do të duhet të gjykojnë thellësisht dhe me logjikë.

Taksim Solidariteti është kundër rizhvillimit të Gezi Park, çështje që shkaktoi trazira.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në park pranë sheshit Taksim, kanë vazhduar për gati dy javë.

Aktivistët kanë thënë se nuk do të largohen derisa qeveria të braktisë planet për të rizhvilluar parkun.

KOMENTE