English

Si të përgatitni peshk me patate

PERBERESIT 2-3 persona
2 peshq mesatar te ndare ne 4 copa
1 kokerr qep te thate mesatare
Thelpinj hudher sa te deshironi
1 kg patate
10-12 kokrra domate te vogla (si ne foto)
2 karota mesatare
Majdanoz gjysem tufe
Piper
Krip
Vaje ulliri
1 kokerr limon per ne fund kur ta servirni

Pergatija
I presim zarzavatet ne copa te vogla si ne foto i shtrojme ne tave i marinojme me krip,piper,vaj,majdanoz dhe me pas vendosim peshkun siper e kriposim i hedhim vaj edhe e mbushim me zarzavatet ku e mbulojme me leter alumini dhe e leme rreth gjysem ore per tu parinuar.
Me pas e fusim ne furre dhe e pjekim ne temperaturen 200 grade deri sa te behet se kjo varet nga furra juaj per kohen qe do ta lini.
Mbasi e kemi nxjerre nga furra e sperkasim me lengun e limonit dhe e servirim.
ju befte mire.

KOMENTE