Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2013 > Lajmet e datës 19 Qershor 2013
 

Aksident i rëndë në aksin Maminas-Gjiri i Lalëzit. 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Vera erdhi, plazhi filloi por dhe aksidentet e para fillua. Paraditen e sotme një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur paraditen e së mërkurës në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit.

Ngjarja rrugore ndodhi pranë Urës së Shkafanes, kur mjeti tip “Volsvagen Jetta” me targa të kryeqytetit, TR 5959 L, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me lokalin në krah të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Orjan Avdia, rreth 20 vjeç dhe janë plagosur shtetasit Rejan Dervishaj, 19 vjeç, Kristjan Karapanxha, 20 vjeç dhe Enea Kollgjeri, 18 vjeç.

Të plagosurit pasi morën ndihmën e parë në Manzë janë dërguar drejt Spitalit të Durrësit dhe paraprakisht deklarohet se paraqiten jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje grupi hetimor po heton rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.