Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bonino, përkrahëse e lirisë dhe e shtetit të Kosovës
English

Bonino, përkrahëse e lirisë dhe e shtetit të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Emma Bonino, e cila ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas takimit, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për medie, me ç’rast është vlerësuar lartë progresi që ka arritur Kosova kohëve të fundit dhe perspektiva e fuqishme evropiane e saj.

Ministri Hoxhaj, ka vlerësuar lartë kontributin e ministres Bonino për Kosovën dhe qytetarët e saj para, gjatë dhe pas luftës.

“20 vjet më parë, Emma Bonino ishte ndër mbështetësit më këmbëngulës në Bashkimin Evropian për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ajo ishte zëri më i fuqishëm kundër dhunës, pabarazisë dhe cenimit të dinjitetit njerëzor. Më vonë mbështeti intervenimin e NATO-së dhe të drejtën e popullit të Kosovës për pavarësi”, tha Hoxhaj, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë gjithnjë mirënjohës zonjës Bonino, për kontributin e dhënë.

Ministri Hoxhaj tha se gjatë takimit është biseduar detajisht për çështjen e liberalizimit të vizave dhe faktin se Kosova ka bërë progres në implementimin e të gjitha kritereve. “Të gjitha vendet e rajonit udhëtojnë pa viza dhe kjo është shndërruar në çështje edhe të të drejtave të njeriut, çështje humane”, tha Hoxhaj, duke shtuar se ka kërkuar përkrahjen e ministres Bonino, në këtë aspekt.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar edhe për çështjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. “Republika e Kosovës mund të prosperojë vetëm nëse ne integrohemi në proceset evropiane, me një dinamikë më të fuqishme. Kështu që vendimi që mund të merret javën e ardhshme, sa i përket hapjes së negociatave për MSA-në, është kyç për të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Lidhur me dialogun, Hoxhaj e ka njoftuar ministren e Jashtme të Italisë se prej tri sfidave që i ka Ballkani, prej situatës në Bosnjë, mosdefinimit të çështjes së emrit ndërmjet Athinës dhe Shkupit dhe normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Republika e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Republikën e Serbisë dhe ka filluar procesin e mbylljes së një kaptine 100 vjeçare të konfliktit. “Kemi hapur një kaptinë të re e cila ende nuk është shkruar, por mund të shkruhet në kohën kur fillon implementimi i saj. Kështu që ne jemi të interesuar që të ketë implementim në terren sepse ajo mund ta transformojë gjendjen dhe mund ta riintegron konkretisht në mënyrë komplete veriun e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme, Emma Bonino, tha se Kosova ndodhet në një pikë të rëndësishme kthese, duke e vlerësuar si arritje tejet të madhe, marrëveshjen e 19 prillit.

“Evropa tani ka një mundësi që të vejë në dukje dhe të shpërblejë disa hapa të guximshëm që janë ndërmarrë në rajon”, tha ajo.

Bonino po ashtu theksoi se kjo marrëveshje mund të nxisë një dinamikë tjetër në tërë rajonin.

“Ndoshta edhe të nxis vendet te tjera që të lëvizin përpara dhe të përpiqen që të shohin se janë disa momente kur ju do të keni mundësi të cilat duhet t’i “rrëmbeni”, sepse nuk do të jenë aty përherë”, tha Bonino.

Ministrja e Jashtme e Italisë, ka shprehur mbështetjen e Italisë për Kosovën në lidhje me marrëveshjen e Stabilizim Asocimiit si dhe përkushtimin e plotë të Italisë për të mundësuar liberalizmin e vizave për kosovarët.

“Ne do të bëjmë maksimumin në Bruksel për heqjen e vizave, siç kërkoni ju”, tha Bonino, duke theksuar edhe aspektet praktike, simbolikën e rëndësishme si dhe faktin që Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e gëzon një të drejtë të tillë.

Ajo ka theksuar përkrahjen plotë të Italisë edhe në procesin e lobimit për rritjen e numrit të njohjeve, duke uruar ministrin Hoxhaj për punën që është bërë deri më tani, në këtë drejtim.

Lidhur me bashkëpunimin bilateral, Bonino e vlerësoi pozitivisht por theksoi se ka hapësirë për fuqizimin e shkëmbimeve në aspektin ekonomik, politik, kulturor dhe shkëmbimeve ndërmjet shoqërive civile.

Ajo veçoi bashkëpunimit ekonomik duke theksuar se duhet të aplikohen forma inovative të thellimit të shkëmbimeve, duke e vlerësuar pozitivisht edhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Zhvillimore të Këshillit Evropës.

KOMENTE