Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
23 qershor 2013. 6200 forca të policisë në krye të proçesit zgjedhor dhe helikopterë në rast emergjente
English

23 qershor 2013. 6200 forca të policisë në krye të proçesit zgjedhor dhe helikopterë në rast emergjente

Kanë ngelur vetëm disa orë nga fillimi i proçesit zgjedhor dhe policia e shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e qetë të këtij proçesi në të gjithë Shqipërinë.

"Obligimi maksimal në çështjen e procesit zgjedhor, si dhe detyrat për parandalimin e goditjen e kriminalitetit diktuan nevojën e ndryshimit të organizimit të shërbimit policor, duke kaluar në shërbim të përforcuar me sistem 12 orësh, gjithnjë me synimin e mbajtjes nën kontroll të territorit dhe për t’ju përgjigjur volumit të madh të detyrave që kjo periudhë mbart në vetvete" - është shprehur Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, në një konferncë për mediat.

Mbi 6200 punonjës të policisë do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë gjatë procesit zgjedhor të 23 qershorit si dhe helikopterë të ushtrisë do të jenë në gadishmëri në rast nevoje për të ndërhyrë në zonat ku mund të ketë probleme.
Sipas Burgajt puna e 6200 forcave të policisë së angazhuara në e procesin zgjedhor
do të fokusohet në drejtimin e marrjes dhe ruajtjes së QV dhe ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik në këto QV nëse do të kërkohet nga komisionerët, bashkëpunimin me Prokurorinë, shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në zonat e votimit dhe KQZ, bashkëpunimi me përfaqësuesit e KZAZ, monitorimi i sigurisë publike në nivel vendor e qendror , duke marrë çdo informacion me qëllim parandalimin e incidenteve.
I pyetur nëse ka ndonjë listë me zonat zgjedhore që janë më të rrezikuara për tensione, Burgaj pa dhënë zona konkrete tha se disponojnë informacione, ndërsa shtoi se për të mbajtur situatën nën kontroll janë vënë në dispozicion dhe helikopterë të ushtrisë.
“Jemi të përgatitur dhe kemi plan të veçantë për këto zgjedhje. Kemi vënë në dispozicion helikopterë të ushtrisë në zona në gadishmëri për të vepruar në çdo rast, dhe forca të gatshme për të vepruar në çdo moment”.
Duke bërë një rezyme të incidenteve elektorale të regjistruara deri më tani,
Burgaj tha se janë shënuar gjithsej 44 incidente, 8 raste para fushatës elektorale dhe 34 gjatë fushatës zgjedhore, kryesisht në Tiranë, Elbasan, Shkodër e Vlorë. Nga këto incidente, 25% e tyre janë raste kanosje e dhune.
“Kemi të bëjmë me incidente të lehta ku më të dukshme kanë qenë dëmtimet e posterave të subjekteve elektorale. Këto zënë 65 % të numrit të përgjithshëm. 25 % e rasteve kemi të bëjmë më kanosje e dhune. Reagimi i policisë në këto raste ka qenë i menjëhershëm duke kryer veprimet konform ligjit dhe vazhdon me intensitet puna për zbardhjen e ngjarjeve në Vlorë, Kukës, Prezë e Shkodër”tha ai.
Ndërkaq lidhur me dorëheqjen e shefit të rendit në Kukës, Embro Zholi, Burgaj u përgjigj se ishte i pakënaqur për punën e tij.

KOMENTE