English

6 të plagosur, bilanci i aksidentit të sotëm në Bulqizë

Mëngjesi i së shtunës në Bulqizë ka ardhur me një lajm të keq ku si pasojë e një aksidenti janë plagosur 6 persona.

Një furgon me pasagjerë është përplasur me një kamioncinë në vendin e quajtur "Ura e qytetit".

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje akoma nuk ka dhënë versionin zyrtar por burime thonë se shkak ka qenë shkelja e normave të qarkullimit rrugor.

KOMENTE