Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Nuk kam qenë i sëmurë, gjithçka e rremë dhe e sajuar
English

Nishani: Nuk kam qenë i sëmurë, gjithçka e rremë dhe e sajuar

"Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përfunduar në spital. Mësohet se ai është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Presidenti Bujar Nishani është shtruar me urgjencë pas mbledhjes së KLD-së
Presidenti Bujar Nishani ka pasur përkeqësim të shëndetit. Ndërsa nga kabineti i Presidentit Bujar Nishani është mohuar lajmi. Kreu i shtetit iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor në QSUT, konkretisht ekzaminimi elekromiografi për funksionimin e muskujve.
Presidenti është larguar rreth orës 20:50 minuta nga QSUT-ja.

Ky ka qene lajmi qe dje ka pushtuar mediat vetem ne pak minuta, nderkohe qe presidenti Nishani ka pergenjeshtruar lajmin e rreme lidhur me gjendjen shendetsore te tij.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka përgënjeshtruar të premten vonë në mbrëmje me anë të një konference në media se lajmin se ka qenë i sëmurë. Burime të papërgjegjshme, sipas tij kanë dezinformuar mediat. Kreu i shtetit në këtë komunikim me mediat theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së sotme ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit.
“Ju falënderoj që erdhët në këtë orë të vonë të natës pas një dite të lodhshme për ju. Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të vërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”, tha Nishani.
“Axhenda ime gjatë ditës së sotme ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite të suksesshme në Izrael, mblodha në KLD dhe më pas iu drejtova banesës në Durrës për t’u bashkuar me familjen, nga ku dhe mësova lajmin e rremë mbi gjendjen time shëndetësore”.

KOMENTE