Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga “Odhise Grillo” tërësisht investim i bashkisë, me parametra modernë
English

Rruga “Odhise Grillo” tërësisht investim i bashkisë, me parametra modernë

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës “Odhise Grillo”, në njësinë bashkiake nr.3. Me një investim prej 26 milionë lekësh, është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. E gjithë rruga, 560 metra e gjatë, ndriçuar dhe gjelbëruar me mbjelljen e 106 fidanëve. Është vendosur sinjalistika rrugore dhe janë kryer punimet e nevojshme për linjat rezervë, për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore.


Kryebashkiaku Basha, duke nënvizuar investimet e mëdha që përfshijnë këtë zonë, e ka cilësuar këtë si provën më të mirë, që qytetarët të vazhdojnë të investojnë besimin e tyre tek ata që flasin me vepra dhe jo me fjalë, siç e investuan edhe më 8 maj 2011.

“Ndaj me të gjithë banorët e “Odhise Grillos” kënaqësinë për përfundimin në kohë të punimeve dhe për rehabilitimin e sheshit që ishte shënuar për t’u bërë pallat nga ish-kryetari dhe në kthimin e tij në një parkim dhe lulishte. Së dyti, ndodhemi në një pikë të qytetit ku duket qartë se çfarë intensiteti punimesh kemi. Ja ku jemi te “Odhise Grillo”, përballë kemi punimet që sapo fillojnë për rehabilitimin e Lanës dhe sistemimin, krahas kemi “ Endri Kekon” dhe në fund të “Odhise Grillos” kemi bllokun “Qemal Stafa” që e filluam para një jave dhe që do të përfundohet me parametra po kaq modernë dhe më shumë gjelbërim sesa ky bllok. Së treti, përfundimi i punimeve këtu hap fazën e punimeve të tjera, sistemimin total të bllokut nëpërmjet shtrimit të çdo rrugice dhe çdo shtegu që lidhet me “Odhise Grillon”, përfundimin e “Arkitekt “Sinanit”. Punimet do të fillojnë në shtator dhe do t’i japin gjithë kësaj zone standardin e merituar, në çdo centimetër katror, pra nuk do të ketë asnjë centimetër katror të kësaj lagjeje që nuk do të ketë investimin e duhur brenda pranverës së ardhshme. Kjo është prova, kushti është që qytetarët të vazhdojnë të investojnë besimin e tyre, siç e investuan më 8 maj 2011, të vazhdojnë të investojnë edhe të dielën tek ata që flasin me vepra dhe jo me llafe, veçanërisht tek ata që janë provuar dhe me parë” – u shpreh z. Basha.

KOMENTE