Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezultatet nga KQZ janë
English

Rezultatet nga KQZ janë

Vazhdon numërimi i votave neper qendrat e votimit ne vend, ne disa zona me ritem te ngadalte. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, të orës 09:00 kanë përfunduar numërimi i 140 qendrave votimi, nga 5508.

Të dhënat tregojnë një epërsi të dukshme të koalicioit të majtë, në krahasim më të djathtin.

Rezultatet nga KQZ janë si më poshtë:

TIRANË

Ne këtë qark janë numëruar aktualisht 102/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 18429 vota, APMI 12767 vota, AK 299 vota dhe FRD 774 vota.

KORÇË

Janë numëruar deri tani 134 nga 447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 20374 vota, APMI 14898 vota, FRD 330 vota.

KUKES

Numerohen 74 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marre 5822 vota, APMI 10969 vota, dhe 82 vota FRD.

ELBASAN

Elbasan, numërohen 88 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 11523 vota, APMI 88128 vota, FRD 340 vota.

DURRËS

Ne Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 4592 vota, APMI 4504 vota, dhe FRD me 86 vota.

FIER

Ne kete qark jane numeruar deri tani 106/576 kuti gjithsej ASHE 23184 vota, APMI 19439 vota, kurse 862 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË

Numerohen janë numëruar deri tani 69 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marre 9091 vota, APMI 8285 vota, dhe 83 vota FRD.

BERAT

Ne qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 70/302 kuti ASHE 16023 vota, APMI 6959 vota, FRD 137 vota.

DIBËR

Ne Diber jane numeruar 53 nga 264 kuti ku ASHE numeron 6540 vota, 6071 vota APMI, 323 FRD.

GJIROKASTËR

Ne Gjirokastër janë numëruar 20 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE 2472 vota, 1018 APMI dhe 17 vota FRD.

SHKODËR

Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 56/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marre 8343 vota, APMI 6008, dhe FRD 207 vota.

VLORË

Vetëm ne oren 03:00 pas mesnate u numeruan 3 kutite e para ne Vlore. Deri tani jane numeruar 78 nga 432 kuti ku ASHE ka marre 14164 vota, APMI 6919 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marre 383 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Pjesëmarrja sipas KQZ-së

KQZ po ashtu bëri me dije edhe pjesëmarrjen në votime, ende jo përfundimtare. Në rang kombëtar kanë marrë pjesë në zgjedhje 53,24%. Pjesëmarrja në Berat 58,27% ; Dibër 69,57% ; Durrës 47,74% ; Elbasan 52,98% ; Fier 48,30% ; Gjirokastër 50,09% ; Korcë 53,24% ; Kukës 58,61% ; Lezhë 50,63%, Shkodër 42,48% ; Tiranë 55,71%; Vlorë 44,35%.

KOMENTE