Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erion Braçe i kundërpërgjigjet Berat Buzhalës. Injorant! Unë urrej korrupsionin, jo rrugët
English

Erion Braçe i kundërpërgjigjet Berat Buzhalës. Injorant! Unë urrej korrupsionin, jo rrugët

Erjon Braçe i është kundërpërgjigjur deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala. Në një opinion të botuar në gazetat e Prishtinës dhe Tiranës, deputeti i Kosovës akuzonte Braçen si “urryes” të Rrugës së Kombit shkruan e përditshmja "Shekulli".

“Personalisht jam i bindur që Berisha e ka bërë një punë të mirë për Shqipërinë gjatë mandatit 2005-2009. Unë personalisht mendoj, gjithashtu, se Berisha e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugës së Kombit, projekt të cilin aq shumë e ka urryer Erion Brace dhe lloji i tij. Pra, Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij do të futet në histori si një kryeministër absolutisht 'interesant' dhe polarizues. Emri i tij do te lidhet ngushtë me tranzicionin shqiptar”, shkruan Buzhala.

Përgjigjen e tij Braçe e nis ofendime të rënda në drejtim të deputetit të PDK-së që në Shqipëri ka lidhje të fortë me Partinë Socialiste.

“Nuk do ta thërras Berat se, ndyj Beratin tim me të. Poooor dy fjale dua t’ja them: Në Kosovë të njohin për një injorant tipik, të paditur dhe arrogant! Unë po të respektoj si të tillë, jo ndryshe! Injorant! Unë nuk urrej rrugë! (Perëndi, çfarë idioti, urren rrugë thotë. Si urrehen RRUGËT). Injorant! Unë urrej korrupsionin! Në rrugën që ti e quan të kombit, abuzimi ka qenë tmerrësisht i madh, shumë shumë i madh”, shkruan Braçe.

Deputeti i PS-së e akuzon Buzhalën se, “i përket një ambienti tërësisht korruptim” dhe ‘krenohet’, “dje jam rizgjedhur deputet, për herë të 6-të në Kuvendin e Shqipërisë sime!”

KOMENTE