Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush do ta marrë kreun e PD-së. Më i preferuari Lulzim Basha
English

Kush do ta marrë kreun e PD-së. Më i preferuari Lulzim Basha

Topalli, Bode, Olldashi, Patozi më të rrezikuarit, Basha drejt marrjes së PD.

Partia Demokratike ka marrë në këto zgjedhje humbjen e saj më të thellë që nga krijimi (duke përjashtuar 1997-ën), një humbje që e ka tronditur këtë parti nga themelet. Për këtë humbje të PD ka shumë fajtorë dhe arsye, por disa prej drejtuesve të selisë blu do të bëhen kurban për dështimin e tyre në zonat bastione dhe në qarqet kryesore. Duket se PD tashmë duhet të fusë në radhë e saj më shumë njerëz të rinj, dhe fillimi duket se do të jetë nga Lulzim Basha. Një njeri që Berisha e ka përgatit prej kohësh si pasrdhërsin e tij, dhe pak nga pak pasi PD të ketë marrë veten nga kjo humbje e rëndë Berisha do t’ia dorëzojë fronit e vet atij.

Jozefina Topalli

Kërkonte të ishte ajo pasardhësja e Sali Berishës në PD, por pas goditjes që mori nga Berisha në hartimin e listave, goditjen finale asaj ia dha Shkodra. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste kryeqendra e veriut ka kaluar majtas. Madje në lagjen e Jozefina Topallit, “Tre heronjtë”, PD ka marrë vetëm 30 vota më shumë se PS. Për herë të parë pas 23 vitesh Partia Demokratike në Shkodër ka heshtur pas rezultatit “shkatërrues”. Pas këtij rezultati, Topalli vetëm mund ta ëndërrojë kreun e PD-së.

Sokol Olldashi

E nisi në mënyrë prepotente, por në qarkun e Fierit PD arriti një ndër rezultatet më shkatërruese në zgjedhje. Ndoshta konsumimi i Olldashit prej vitesh si ministër e ka bërë që të humbasë realitetin e qarkut që përfaqëson. E majta mori nw kwtw qark plot 11 mandate, ndërsa e djathta vetëm pesë.

Astrit Patozi

E nisi me deklarata të forta duke thënë se ai do ta mundte i vetëm Edi Ramën në Vlorë. duke parë rezultatet më mirë herë tjetër të mendohet dy herë para se të bëjë deklarata bombastike. Ndoshta më pak fajtori se të gjithë, pasi Vlora është një bastion i majtë. Por gjithsesi e djathta nuk ka marrë ndonjëherë rezultat më turpërues në këtë qark.

Arben Imami

Ky ishte drejtuesi që e nisi me fushatën me shumë pluse. Tuneli u inaugurua, përdori edhe ushtrinë në fushatë, madje kishte pas për imazh edhe “emigrantin” Eduart Selami. Por rezultati i PD në Elbasan ishte tepër zhgënjyes, për të mos thënë i turpshëm.


Ridvan Bode

Një njeri i fortë në fushata si Ridvan Bode, por edhe truri i PD-së nuk ka bërë përjashtim nga kolegët e tij. Edhe në Korccë PS mori një rezultat të madh, ndaj edhe Bode duket se do tu hapë rrugën prurjeve të reja.

Genc Pollo

Një tjetër rezultat zhgënjyes që mori Partia Demokratike ishte edhe qarku i Beratit. Vërtet ky qark është bastion i së majtës, por askush nuk e priste që PD të merrte vetëm dy mandate.


Genc Ruli

Partia Demokratike ka marrë vetëm një mandat në qarkun e Gjirokastrës. Genc Ruli del deputet, por e ardhmja e tij në PD pas këtij rezultati duket se do të përfundojë bashkë me mandatin e tij.

Flamur Noka

Ishte i vetmi qark ku PD ishte fituese. Por deri të hënën në darkë. Pasi dje rezultati u kthye duke u ndarë dy me dy në mandate. Një tjetër bastion i PD i humbur. Flamur Noka ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e katapultuar si ministër të Brendshëm. Tashmë në PD ai do të kthehet vetëm në një deputet të thjeshtë e pa peshë.

KOMENTE