Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Babai i shkruan vajzës së tij. Letra që ka ngjallur debat botëror
English

Babai i shkruan vajzës së tij. Letra që ka ngjallur debat botëror

Ka bërë xhiron e botës duke befasuar dhe ngjallur reagime të forta në mbarë opinion botërorë.

Letra e një babai dërguar vajzës së tij të mitur, është një nga letrat më të pazakonta dhe për këtë ka marrë shumë kritika dhe lavdërime duke prurë njerëzit në debate të ashpra përsa i përket objektivit dhe qëllimit të letrës së këtij babai.

Ai në këtë letër shkruan: “Kukulla ime,
Pak më parë me nënën tënde, po kërkonim në Google dhe para se të shtypnim butonin kërkime u shfaq një listë me pyetjet më të zakonshme në botë…
Pyetja e parë ishte: – Si të ruani interesin e bashkëshortit/es tuaj?

Kjo më befasoi. Lexova disa nga artikujt e panumërt që janë shkruar posaçërisht për këtë temë. Shpjegonin se si mund të ishte dikush shumë seksi, dhe shumë aktiv në marrëdhëniet seksuale, në cilën orë duhet të ofroj një birrë në vend të një sanduiçi, si dhe një mënyrë se si mund t'i lërë të kuptoj se ai është më i zgjuar se ajo.


Në këtë pikë u nevrikosa. Thesari im, gjëja më kryesore është të besosh vërtet thellë brenda teje se je me meritë interesante. Nëse mundesh të mbash se edhe njerëzimi është i vlefshëm dhe me meritë interesantë, atëherë do të kesh kuptuar gjithçka në jetë. Por, këto do ti shkruaj në një letër tjetër. Nëse mundesh gjithashtu të jesh e bindur për vlerat e tua, do të jesh tërheqëse me gjithë rëndësinë dhe kuptimin e termit: Do jesh tërheqëse dhe joshëse për një djalë, i cili dhe ai me radhë do të interesohet për të tjerët dhe do të donte të kalonte pjesën tjetër të jetës, duke kthyer interesin e tij mbi ty.
Thesari im, dua të flas për një djalë që nuk do duhet të mbash teknikisht interesin e tij, sepse do e dijë se je interesante.
Nuk do ketë rëndësi nëse i nxjerr gjunjët mbi tavolinë – që nga momenti që do të mundet të vëzhgojë mënyrën se ti do rrudhësh hundën kur të qeshësh.
Nuk ka për ti hequr dot sytë nga ty.
Nuk do ketë rëndësi kur të mësojë se ti nuk di të luash golf –nga momenti që do të luaj me fëmijët qo do ti lindësh dhe do të gëzojë sesa të ngjajnë.
Nuk do ketë rëndësi të shpërndajë parat e tij – nga momenti që do kujdeset për zemrën tënde.
Nuk do ketë rëndësi të jetë i fuqishëm – nga momenti kur do të lerë hapësirë të mirëmbash ti fuqinë e shpirtit tënd.
Nuk do ketë rëndësi se cilën parti do votojë – nga momenti që do të zgjohet çdo mëngjes se të ka zgjedhur në një vend lavdie në zemrën e tij.
Nuk do ketë rëndësi ngjyra e lëkurës së tij – nga momenti kur do të pikturojë kornizën e jetës së përbashkët me durimin më të madh, sakrificë, ëmbëlsi dhe dashuri.
Nuk do ketë rëndësi nëse u rrit me shumë vështirësi apo një fe tjetër – nga momenti kur e di se çdo moment në jetë është i shenjtë.

Sepse, përfundimisht thesari im, e vetmja gjë që duhet të bësh për të “mbajtur interesimin e tij”, është të jesh vetja jote.
Një njeri që do të gjejë gjithmonë interesante,

Babi yt!”, përfundon letra këtij prindi.

KOMENTE