Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Dajti: Saimir Duçkollari u vra nga kolegu i vet (VIDEO)
English

Dritan Dajti: Saimir Duçkollari u vra nga kolegu i vet (VIDEO)

Lidhur me çështjen "Dajti" akoma të pazgjidhur , gjatë seancës së sotme Dajti ka paralajmëruar të flasë se si u vra oficeri i policisë Duçkallari.

"Pavaresisht se në planin operacional nuk ndodhet emri i Saimir Duçkollarit për të qenë në këtë detyrë atë ditë, unë deklaroj - tha Dajti - se Saimir Duçkollari nuk është qëlluar duke hapur derën e Tuaregut, ku unë ndodhesha, pasi në këtë automjet ekspertiza nuk konkludoi gjurmë papilare të tij, ai është qëlluar mbas makines dhe pas kraheve me kallashnikov nga shoku i tij, plumbi i pershkoi zemren dhe i doli ne gjoks"- rrëfeu Dajti per ate qe ai pretendon se ka pare ate dite.

Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon si autor per kete vrasje Dritan Dajtin, duke ju referuar akt-ekspertizes se saj dhe plumbave te dale nga nje arme e perdorur prej Dajtit, i pandehuri ju referua nje ekspertize tjeter me numer 318, duke shtuar se Duçkollari ndodhej mes tij dhe kolegut Flamur Gashi dhe eshte ky i fundit sipas te akuzuarit qe e ka qelluar Duçkollarin.

Gjate seances Dritan Dajti - tha- se kjo e dhene eshte vetem hapja e kapakut te Kutise se Pandores, ndersa paralameroi se ne seancen tjeter do publikoje te dhena per oficerin Arjan Muça, qe sipas tij ka lidhje me dy vrasje policesh, me te cilat eshte i lidhur ky shtet nenvizoi Dajti, vrasje qe sipas tij kane ndodhur perpara masakres se Durresit.
1815

KOMENTE