Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin 2013-2014
English

Kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin 2013-2014

Këshilli i ministrave në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të 2-të për vitin akademik 2013-2014.

Më poshtë jepen të plota dhe të detajuara të gjitha kuotat që studentët do të paguajnë.

1. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2013 - 2014, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, janë 31 030, të ndara, si më poshtë vijon:

a)Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë 30 130;
b) Kuota për program të dytë studimi 300;
c) Kuota për transferim studimesh 500;
ç) Kuota për shtetasit e huaj 100.

2. Kuota e pranimeve të reja, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përbëhet nga:

a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 29 390;
b) Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 700;
c) Kuotat për të verbrit (të veçanta) 20;
d) Kuotat për romët dhe ballkano - egjiptianët 20.

3. Kuotat e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij vendimi, të ndara sipas programeve të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, pasqyrohen në tabelën nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

4. Kuotat e pranimit për programet e studimit të ciklit të parë, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë, të trojeve jashtë kufijve të vendit: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë dhe pasqyrohen në tabelën nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi. Rishpërndarja e këtyre kuotave kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, sipas propozimeve nga ministritë e arsimit dhe autoritetet përgjegjëse respektive.

Në bazë të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, kandidatët nga Republika e Kosovës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë. E njëjta procedurë ndiqet edhe për kandidatët nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Kriteret e vlerësimit dhe të pranimit të tyre në këto programe studimi përcaktohen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë dhe bëhen të njohura në median e shkruar dhe elektronike për të gjithë kandidatët e interesuar.

5. Kuotat e pranimit për të verbrit, të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, ndahen për kandidatët me statusin e të verbrit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas propozimit të Shoqatës Kombëtare të të Verbërve.

6. Kuotat e pranimit për romët dhe ballkano - egjiptianët, të përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi, ndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas propozimeve të shoqatave kombëtare të romëve dhe ballkano - egjiptianëve.

7. Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, të përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy- apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga persona të interesuar.

8. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët që regjistrohen në vitin e parë në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për vitin akademik 2013 - 2014, pasqyrohen në tabelën nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

9. Kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013 - 2014, si dhe studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano - egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

10. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet.

11. Në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013 - 2014, 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë - preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Akademia e Arteve Shkodër, në të cilat tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë) në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifën vjetore të shkollimit.

12. Kuotat e pranimeve për një program të dytë studimi, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, si dhe kuotat për transferim studimesh, të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mbështetur dhe në kërkesat e institucioneve publike të arsimit të lartë.

13. Transferimet e studentëve në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore dhe në statutin e rregulloret e tyre.

14. Studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.

15. Kandidatët, që kanë përfunduar me sukses provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të “Maturës Shtetërore” si dhe programin e parë të studimeve me rezultate të shkëlqyera, gëzojnë të drejtën të vijojnë studimet në një program të dytë studimi, brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë për pranimet në një program të dytë studimi.

16. Kandidatët, që kërkojnë të studiojnë për një program të parë studimi në vitin akademik 2013 - 2014, në programet e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në: Universitetin e Arteve të Tiranës, Universitetin e Sporteve të Tiranës, Akademinë e Arteve Shkodër, universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan (programi i studimit “Edukim fizik dhe sporte”), universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, (programi i studimit “Edukim fizik dhe sporte”), universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, (programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën FASTIP), si dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës (programet e integruara të ciklit të dytë “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë -Urbanist”) duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta (përfshirë këtu konkurset e pranimit) të vendosura nga vetë këto institucione të arsimit të lartë. Kandidatët, që kërkojnë të studiojnë në një program të dytë studimi të ofruar në një nga IAL-të e sipërpërmendura, duhet të përmbushin edhe përcaktimet e pikës 15, të këtij vendimi.

17. Studentët, që vijojnë një program të dytë studimi, i nënshtrohen tarifës vjetore të shkollimit të njëjtë me koston e plotë të studimeve, të përcaktuar në tabelën nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

18. Shtetasit e huaj, që vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë që vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare shtetërore janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit.

19. Pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë bëhet nëpërmjet parimit meritë - preferencë dhe kryhet në dy raunde (me dy formularët A2 dhe A3).

20. Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë, bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati/ja. Raundi i parë (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: regjistrimi on-line dhe dorëzimi i dokumentacionit shtesë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues.

21. Kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

22. Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të:

a) fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë program studimi;
b) maturantëve/kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit on-line dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar.

23. Formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët:

a) kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;
b) kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013;
c) kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore;
ç) kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

24. Kuotat, që mbeten të parealizuara edhe pas regjistrimit të fituesve të shpallur nga aplikimi në raundin e fundit, nuk rishpallen.

KOMENTE