Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulevardi i Ri i Tiranës. 7 kompani vazhdojnë garën
English

Bulevardi i Ri i Tiranës. 7 kompani vazhdojnë garën

Më datë 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e parakualifikimit të ofertave, për ndërtimin e bulevardit të ri. Nga 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqipëria, të cilët shprehën interes për të ndërtuar bulevardin e ri të Tiranës, aktualisht janë përzgjedhur 7 prej tyre, pas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura. Këto 7 kompani, brenda 15 ditëve duhet të paraqesin ofertën financiare, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e kompanisë fituese e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61.000.000.00 euro, për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects”, për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 54.000.000.00 euro si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7.000.000.00 euro.

Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj.

Korridori i lëvizjes përgjatë bulevardit veri - jug si dhe unaza veriore e qytetit do të sjellin zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e qytetit, në lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturën urbane dhe mbetet zgjidhja e vetme për një mjedis sa më ekologjik. Ky projekt përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit.

Aktualisht, lumi i Tiranës është një zonë e lënë pas dore dhe në disa vende është kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve të ndryshme urbane. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë:

· Krijimin e vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit

· Zhvillimi ekonomik i zonës

· Vlerësimi i pronës

· Rritja e kapaciteteve të komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme

· Rritja e të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori

Studioja arkitekturore e kontraktuar për hartimin e master planit të kësaj zone ka dorëzuar në datën 30 mars 2013, projektin final të zbatimit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi me juri ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës dhe ku u përzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects”.

KOMENTE