English

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë bllokohet pasi i gjendet 15 kg drogë

Pasditen e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Athinë pas një kontrolli nga policia greke është gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine prej 15 kg.

Policia kishte marrë njoftime dhe më parë se me këtë autobus zhvillohej edhe tregëti droge ndaj dhe ky autobus ishte nën vëzhgim.

Është vënë nën pranga shoferi shqiptar 47 vjeç. Nga ana e policisë kanë nisur kërkimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e trafikantëve të narkotikëve.

KOMENTE