English

Efektivi i burgjeve vret gruan dhe veten në Kombinat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ku një agjent i policisë së burgjeve ka vrarë gruan me të cilën bashkëjetonte dhe më pas veten.

Burime policore zyrtare njoftojnë se viktimat janë efektivi Ali Likovaçi dhe shtetasja Mira Nikolli, të cilët banonin në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Burimeve nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Ali Nikoleci fillimisht ka nxjerrë jashtë banesës fëmijët, më pas është futur brenda dhe ka ekzekutuar shtetasen Mira Nikolli me të cilën bashkëjetonte, ndërsa më pas është vetëvrarë dhe vetë.

Çifti kishte 3 fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëjetuesja Nikolli kishte dhe 5 fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Ata kishin konflikte prej kohësh dhe Nikoleci kishte shfaqur shenja depresioni dhe çrregullime mendore dhe emocionale edhe në punë.

I vetëvrari kishte marrë një kredi prej 5 milionë lekësh dhe dyshohet se kjo ka qenë arsyeja kryesore që e kishte zhytur atë në depresion, duke e çuar deri në aktin e sotëm.
Policia po punon për zbardhjen e plotë dhe arsyen e vërtetë të ngjarjes.

KOMENTE