Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egjipti në 90 sekonda. Nga Mubarak te Morsi (VIDEO)
English

Egjipti në 90 sekonda. Nga Mubarak te Morsi (VIDEO)

Në shkurt të vitit 2011, Presidenti Mubarak i Egjiptit dha dorëheqjen dhe dorëzoi pushtetin në këshillin e ushtrisë, duke përcjellë imazhe ngazëllimi nga Sheshi Tahrir dhe që u panë nga e gjithë bota.

Skena të ngjashme përshëndetën edhe zgjedhjen e presidentit Morsi në qershor të vitit të kaluar.

Por një vit më vonë, turmat e protestuesve në Kajro dhe nëpër Egjipt - si për dhe kundër qeverisë - janë më të mëdha se kurrë, me ushtrinë e kthyer përsëri në qendër të skenës politike.

Çfarë po ndodh në Egjipt?

15 minuta pas përfundimit të kohës që i ishte vënë në dispozicion nga ushtria, Presidenti Morsi përforcoi deklaratën e mëparshme se ai nuk jep dorëheqje por kërkon një qeveri koalicioni, si zgjidhje e krizës politike në vend. Reagimi është dhënë në faqen zyrtare të Presidentit në Facebook.

Në një deklaratë paraditen e sotme, zëdhënësi i presidenti deklaroi se ai është presidenti legjitim ka do të vazhdojë të mbrojë demokracinë në vend.

“Morsi beson se është më mirë të vdesë "në këmbë si një pemë" duke mbrojtur legjitimitetin zgjedhor, sesa të hyjë në histori si shkatërrues i shpresës për ndërtimin e demokracisë në Egjipt, ka thënë zëdhënësi, citon "Reuters".

Ora 17:00- Kaosi në Egjipt pritet të përkeqësohet, pasi koha e presidentit Morsi ka përfunduar ndërkohë nuk ka asnjë deklaratë nga presidenca.

Tanqe dhe mjetë të tjera ushtarake, kanë rrethuar stacionin televiziv shtetëror dhe pallatin i Vëllazërisë Myslimane, pjesë e së cilës është dhe vetë Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi ka kundërshtuar ultimatumin e ushtrisë për t’i dhënë fund krizës politike duke vendosur të qëndrojë në detyrë. Ultimatumi ka përfunduar në orën 16:30 me orën lokale (14:30) dhe tani pritet që ushtria të dalë me një qëndrim.

Ndërkohë, politikanët e partisë në pushtet Vllazëria Muslimane, kanë refuzuar ftesën për t’u takua me komandantët e forcave të armatosura disa orë para përfundimit të ultimatumit.

Në një takim pak orë para përfundimit të ultimatumit, krerë të ushtrisë dhe liderë të forcave opozitare i bënë thirrje Presidentit Morsi të japë dorëheqjen.

Të paktën 39 njerëz kanë vdekur që prej nisjes së protestave të shtunën e kaluar. Shumica e tyre u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit jashtë Universitetit të Kajros, ku ishin mbledhur mbështetësit e Morsit për të treguar mbështetje ndaj Presidentit, raporton Associated Press.
1824

KOMENTE