Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama takon Presidentin Nishani. Takim pozitiv
English

Rama takon Presidentin Nishani. Takim pozitiv

Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zotin Edi Rama.

Presidenti Nishani e uroi zotin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mirë të qytetarëve të vendit dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Presidenti Nishani dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen mendime per një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se takimi kishte tematikë bashkëpunimin institucional si dhe kalimin e pushtetit pa probleme.

Në fund, Rama e cilësoi takimin me kreun e shtetit si një takim pozitiv. “Me Presidentin e Republikës për tematiken e bashkëpunimit institucional e të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv”, shkruan Rama.

KOMENTE