English

Faktorë që ndikojnë në dëshirat seksuale

Faktorë që ndikojnë në dëshirat tona seksuale.

1- Faktori biologjik
Dëshira seksuale ndikohet nga shumë komponentë psikologjikë, por edhe ata biologjikë gjithashtu. Megjithëse mund të mos shquhet qysh në rini, seksi është një sistem biologjik shumë delikat që ndikohet lehtë nga gjendja jonë shëndetësore.

2- Medikamentet
Ilaçet më të zakonshme, që mund të krijojnë efekte në dëshirën seksuale janë antidepresivët ose medikamentet kundër ankthit. Në fakt medikamente të ndryshme ndikojnë tek njerëzit në mënyra të ndryshme, pra jo të gjithë njerëzit mund t’i nënshtrohen efektit të tyre.

3- Alkooli
Gjithashtu, edhe alkooli është konsideruar si një komponent që ndikon në dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe e dëmton funksionimin e raportit seksual. Një përdorim i tepërt i alkoolit ul dëshirën seksuale si tek burrat, ashtu dhe tek gratë.

4- Mosha dhe gjinia
Shumë njerëz mund të kenë një përgjigje problematike seksuale teksa vitet kalojnë. Megjithatë mund të jetë një periudhë e shkurtër në jetën tuaj, që trupi mund të pësojë rënie të oreksit seksual. Shumë gra përballen me simptomat e paramenopauzës, për shumë vite para ardhjes së menopauzës. Dhe kjo e redukton në minimum dëshirën seksuale. Gratë, tashmë janë duke i përjetuar shenja të tilla shumë herët. Ndërkohë që dhe burrat përballen me ndryshime hormonale. Në raste të tilla do ishte shumë i dobishëm konsultimi me një specialist.

Por gjithsesi kujdesi dhe trajtimi i duhur do të reduktonte ndikimin negativ të këtyre faktorëve në jetën seksuale. Për këtë ekspertët japin disa këshilla për një raport të shëndetshëm intim.

1- Komunikoni sa më shpesh me partnerin tuaj

Komunikimi ju bën më të afërt me njëri-tjetrin. Flisni për vitet që keni kaluar bashkë, ndryshimet që kanë ndodhur në këta vite. Pyeteni partnerin për nevojat e tij. Komunikimi në vetvete zgjon shumë dëshirën për intimitet.

2- Ndryshoni rutinën e kohës që kaloni së bashku
Disa ndryshime të vogla mund të ndryshojnë shumë dëshirën tuaj seksuale. Një darkë romantike, me qirinj, një muzikë të preferuar që ndoshta s’e keni dëgjuar prej kohësh.

3- Ndaluni në vitet që keni kaluar së bashku
Nëse asnjëherë nuk jeni shquar për dëshira të mëdha në marrëdhëniet seksuale, mos prisni që këtë ta fitoni menjëherë, pasi shihni se kjo dëshirë është zbehur paksa edhe nga partneri. Ndaluni dhe reflektoni në atë çfarë keni kaluar së bashku; momentet kur dëshira ka qenë reciproke nga të dy palët. Përpiquni të kujtoni ndonjë detaj që ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënies tuaj. Aty mund të nisë zanafilla.

4- Kujdesuni për veten
Një dietë e shëndetshme dhe një aktivitet i rregullt fizik, mund të ndihmojë më shumë në zgjimin e dëshirave tuaja seksuale. Hani sa më shumë fruta dhe zarzavate; ushtroni të paktën 30 minuta në ditë gjimnastikë, shmangni alkoolin, etj.

KOMENTE