Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Vdekja e Kalit” mbetet dominues e simbol gjatë gjithë tranzicionit shqiptar
English

“Vdekja e Kalit” mbetet dominues e simbol gjatë gjithë tranzicionit shqiptar

Afrim Krasniqi - Një lajm i veçantë kaloi sot në media:
Markus Burger, qytetar gjerman, vjen në Shqipëri dhe nderon viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Borovë.

Arsyeja: babai i tij ishte ushtar në ushtrinë gjermane të Hitlerit dhe pjesëmarrës në vrasjet masive të 6 korrikut 1943 në Borovë. Atë nuk e ka detyruar askush të vijë dhe të flasë, përveç ndërgjegjes së tij. Ai nuk ka asnjë detyrim ndaj banorëve të sotëm të Borovës, por sillet, reagon, flet dhe të bind se ka ardhur të kërkojë ndjesë për diçka për të cilin nuk ka pasur as dijeni, as lidhje direkte. Babai ishte ushtar, zbatoi urdhër dhe nuk është fajtori direkt, sidomos në kohë të çmendur lufte. Gjithsesi, midis babait dhe viktimave zgjedh viktimat kur shprehet se “nuk jam këtu të zvogëloj dhimbjen dhe keqardhjen. E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj, është që ta ndaj këtë përkujtimore me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë babai im këtu”. Janë fjalë humane, njerëzore, dinjitoze të një qytetari gjerman, evropian, të lirë dhe me integritet të lartë moral.

Më shumë se kaq ky rast ka një domethënie tjetër të madhe, sidomos për Shqipërinë:
- kush kërkoi falje për vrasjet ndër-shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore?
- Kush kërkoi falje për mbi 5 mijë të vrarët politikë, mijëra të arrestuarit, internuarit, dënuarit, etj në më shumë se tre breza gjatë periudhës komuniste? - Kush kërkoi falje direkt për përgjegjësitë e tij, në emër të prindërve të tij, në emër të sistemit politik apo në emër të funksionit apo angazhimit në klikën kriminale?
- Kush zbuloi një dokument historik dhe vet-denoncues si M.Burger dhe e tregoi në publik,
- kush pinjoll tha se ndjen keqardhje apo kërkon falje,
- kush pasues në familje tregoi një varrezë sekrete të vrasjeve politike të kryera nga prindërit gjatë shërbimit në sistemin e egër diktatorial?

Nuk po merrem me të kaluarën e largët, as me ngjarje të rënda të tranzicionit, por po merrem me një dokument të thjeshtë, kuptimplotë dhe të verifikueshëm: vrasjet në kufi më 1990, atëherë kur me Kushtetutë e Kod Penal ndalohej vrasja. A nuk janë ende gjallë ushtarët, komandantët, dëshmitarët, punonjësit e policisë, hetuesisë, sigurimit, etj, të përfshirë në këto vrasje? Cili tregoi ndjesë, cili foli, cili dëshmoi dinjitet e pendesë, cili nuk u krenua me të kaluarën e tij sado kriminale madje duke botuar kujtime në media e libra, duke na u paraqitur si shpëtimtarët e mëdhenj të kombit??

Nuk ka nevojë për më shumë koment! Vetëm për një kujtesë: një shoqëri që nuk gjen forcë të ndahet me dinjitet e drejtësi me të kaluarën, rrezikon ta përsërisë atë.

Të paktën tre raste të tranzicionit i japin të drejtë kësaj sentence. E kaluara nuk është mbyllur, ajo po mban peng të ardhmen, siç mbajti peng qeveritë dhe politikën e tranzicionit, vendimet politike dhe forcën për ndryshim. Një shoqëri ka nevojë të ecë përpara edhe për rrugë, edhe për lulishte, edhe për makina, edhe për media, edhe për ndërtime, edhe për pallate, edhe për zgjedhje, parlament e qeveri, por mbi gjithçka ka nevojë për vlera të larta morale, për lidershipi moral dhe vizionar, për kredo besimi, për ndërgjegje dhe integritet të lartë qytetar!

Trishtim kur mendon se shoqëria jonë nuk i ka këto cilësi, dhe me këtë sjellje absurde ku të gjithë imponohemi padrejtesisht të jemi “bashkëvuajtës e bashkëfajtor”; ku elitat e vjetra imponohen edhe si elita te reja, ku pinjollet bejne karriere moderne ne emer te karrieres se erret te paraardhesve te tyre, ku refuzimi ndaj te kaluares bashkon te majte e te djathte, ku asnje pale politike (as e majta, as e djathta) nuk merret me kete ceshtje seriozisht vetem keqperdoret sa here afrohen fushatat elektorale; ku sipas tradites lokale klientela, klani e familja mbyllin veshë e sy sa herë bëhet fjalë për interesa momenti, dhe kur me te drejte mesazhi i “Vdekja e Kalit” mbetet dominues e simbol gjatë gjithë tranzicionit shqiptar. Trishtim edhe më i madh kur nuk sheh shpresë dhe as besim se këto cilësi shoqëria jonë nuk pritet t’i ketë as në dekadën e ardhshme!

M.Burger iu desh nje prove dhe pas 70 vitesh nxitoi të dëshmojë dinjitet e drejtesi. Rrugë e gjatë, por pa kthim edhe për ne, pavarësisht kostos, viteve, energjive, nevojave të mëdha dhe pritjes edhe më të gjatë!

KOMENTE